Pritje dhe kolona të gjata në pikë kufitare Sukubinë – Muriqan

January 8, 2017   | Ngjarjet - Events
sukobin-muriqanSipas policisë kufitare shkak i këtij fluksi të pazakontë është bërë kthimi i emigranteve pas pushimeve në vendet e tyre të punës.

Pjesa më e madhe e shtetasve që po lëvizin nga Muriqani janë shtetas kosovar të cilët pas pezullimit të qarkullimit në autostraden Nish- Beograd sipasojë e motit të acartë, detyrohen të lëvizin nëpërmjet Muriqanit.

Pritjet e udhëtarëve të cilët janë duke dalë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, siç merr vesh Klan Kosova, po zgjasin deri në dy orë.
Kjo dhe ka bërë që të krijohen kolona deri në 1.5 km, njofton Klan Kosova.