Nika: Ku rrahin çekiçat në Ulqin

January 23, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeHEQJA  E  ASHENSORIT  NË KALA , BASHKON GJEKEN  ME  RESULBEGUN  NË  KOALICION  PARAZGJEDHOR ?!

Përsëri pashë  të thuhet këtyre ditëve ,  konstatimi  në portale, se:

” Edhe pse ashensori në muret e Kalasë që  filloi të ndërtohet pa asnjë leje….,do ti jepte fund shpresave të Kalasë për UNESCO.., përsëri askush nuk  merret  me heqjen  e mbetjeve…nga muret e qytetit të vjetër etj” ?!

Andaj për të sqaruar  çështjen, Jemi të  mendimit  që  ai  , nuk do të  hiqet  as edhe kësaj here , nga koalicioni i gjerë .

Sepse  për të rregulluar problemin e mbetjeve  të tij…, nuk është  tash më punë krejt  e lehtë.

Thuhet se  për punë të tij,  tash 3 herë kemi kriza  parlamentare në Ulqin .Madje  merret vesh se njëherë për punë të lejes së tij u shkua   edhe në zgjedhje të parakohshme , duke  bërë Selim Resul Begun- pronarin e tij-  nënkryetar  komune , i cili gjithashtu vuri  kusht  që  edhe krye shef i  urbanizmit  të jetë , përsëri një  njeri i Selimit , por  kot….?!

  LIFTI  QË RRËZON DHE FORMON PUSHTETET NË  ULQIN?!

Leja e ndërtimit pamë të jepej  nga Fatmir Gjeka e pa pëlqimin e Nazif Cungut që ishte kundër  ndërtimit të liftit- Selimit…?! Dhe ky veprim afatshkurtër i Fatmir Gjekës  që dha lejen …, i kushtoi atij mandatin e kryetarit të komunës, sepse humbi shumicën e Cungut. Por më vonë  nuk kemi dëgjuar që dikush ta ketë hedhur poshtë vendimin e Gjekës për ndërtim të  ashensorit dhe   që  për largim të mbetjeve Cungu të ketë përkrahjen e koalicionit të gjerë…?!

Pasi ashensori  u ngrit  aty, pa e pyetur  bashkësinë lokale –  qytetarët  e kalasë, të cilët kanë mandat për planifikim, atë nuk mund ta heq askush tjetër përveç  tubimit të qytetarëve …?! Tjerat  janë punë boshe…?!

Sipas burimeve  tona mirë të informuara , mbase për  heqjen e liftit, ka të ngjarë që  edhe pushtetarët  e Forcës  duket se  po vonohen?! Sepse në pushtetin e  ri të ardhshëm   të  Ulqinit  , në zgjedhjet  e reja, pritet  të garojë një formacion i ri politik   parazgjedhor- si koalicion .

Ai   zëre se  tash më  është formuar përsëri nga  idhtarët e liftit, që pritet të  jenë :  Selim Resulbegu-  Gjeka me satelitët e tij, plus Hajdinaga (UDSH)e që do prodhojnë kryetarin e ri të komunës- vetë Selimin , ngase numerikisht koalicioni pritet të jetë më i madh se  DPS –i.

Sipas kësaj renditje  dhe sipas neve ,shihet se DPS  u vonua për kryetar komune në Ulqin…?! Kjo  gjë dihet edhe  pa shkuar në kuvend të PS(PD)-së , që do mbahet me 11 mars..?!