In Memoriam – Rifat Hoxha
IN MEMORIAM :
Të shtunen , në moshën 83 vjeçare ndrroi jetë Rifat HOXHA, njëri nga fisi i madh dhe i njohur Hoxha nga Ulqini. Nga ky fis nga Pazari i jonë gjithmonë ka pasur, dhe ende ka njerëz të penës dhe të kalemit, por gjithashu ka pasur edhe shumë të tjerë të thjesht , por të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në trashëgimin tonë. Njëri nga ato i cili ka merituar, dhe ka pasur një respekt të veçantë nga të gjithë qytetarët e Ulqinit, ishte edhe i ndjeri Ritat HOXHA. Mendoj se nuk gaboj , kur themë se Rifati ka qenë një “nishan” i Pazarit tonë, një njëri i but, i qetë, modest dhe një njëri i cili nuk ka ditur ta ngrisë zërin kurrë. Vitet e fundit, një kohë të gjatë të ditës e ka kaluar më shokët e tij, në kafenen “Bonita”. Tavolina në qoshe, dhe karriga e tij ka qenë gjithmonë e rezervuar për Rifatin. Të gjithë ne, e kemi ditur këte, dhe shpesh jemi ndaluar për ta përshendetur Rifatin dhe shoqërin e tij. Mungesën e tij do ta vërejnë të gjithë ato me të cilët ai është shoqëruar, personeli i lokalit, por edhe të gjithë ato të tjerët të cilët janë ndaluar më qëllim për ta përshendetur, dhe pë ta degjuar ndonjë gjë nga trashëgimia e jonë. Rifati, ka pasur një jetë interesante. Ka punuar si marangoz çë nga fëmëria, ka pasur duart e arta, ka qenë një mjeshtër i cili si një artist ka modeluar drurin dhe më vonë i ka jap formën e duhur. Ka qenë një mjeshtër me nam. Më vonë, deri ke penzioni i merituar ka punuar në hotelerinë e Ulqinit si mjeshtër në Adë.
Rifat Hooxha, ka pasur edhe një veti të veçantë. Më zonjën e tij të ndjerën haxhi HAFIZEN, kanë qenë shumë të mikëpritur, kanë pasur gjithmonë shtëpin e çelur, dhe zemrat e hapura. Këtë veti, dëshiroj ta theksoj, pasi që më ka mbetur çë nga rinia dhe këtë e kam degjuar shpesh nga të afërmit e mij. Dy hallat e tija z.HAVAJA dhe z. SULLTANA, kanë qenë të martuara në fisin tonë të Karamanagëve. Rifati ka ardhur shpesh në Kala me i marrë. Ka pasur një respekt të madh të jashtëzakoshëm për këto dy zonja , hallat e tija, dhe për të gjithë fisin tonë.
Edhe një fjali në fund. Në kohën kur kam punuar në turizëm si përfaqësuasi i “Kompasit” nga Ljubjana, Rifat Hoxha ka qenë një ndër 3 mysafirët e parë të cilet kanë fituar besimin për të hyrë në Shipëri në kohën, kur, këto udhëtime kanë qenë të ndaluara.
Mendoj se është mirë që pesonazhet siç ka qenë Rifat HOXHA, të i shenojmë dhe të mos i harrojmë. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njoftohen me këta njerëz të cilët e kanë shënuar qytetin tonë në shekullin e kaluar. Ndoshta dikur edhe ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë.
Inshalla shpirti i tij gjenë prehje në Xhehnet.
Ismet Karamanaga Facebook






