Vdes nga sulmi në zemër arkitekti i njohur Fuad Mavriqi

January 30, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Fuad-Fudo-Mavric-Ulqin-UlcinjSot papritmas ka vdekur arkitekti i njohur i Ulqinit, Fuad – Fudo Mavriqi.

Arkitekti i mirënjohur shqiptar nga Ulqini, Fuad – Fudo Mavriqi ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Fuadi ka pësuar infarkt në zemër.

Ai është autor i mbi 400 veprave si në Ulqin ashtu në gjithë teritorin e Malit të Zi, ku ndër veprat më të shquara bashkë me arkitektin Selim Resulbegoviq ashtë vepra xhamia “Selimia” dhe Qendra kulturore islame në Tivar.

Për punën e tijë të palodhur flasin veprat vet duke shikuar në faqen e Facebookut ArchiStudio. Ai ishte si arkitekt 24 orë në disponim me popullin dhe personi më unikat i Ulqinit.

Fuad-Fudo-Mavric-Ulqin-Ulcinj-1

 

Në emër të gjithë stafit drejtues të Lajmeve nga Ulqini shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e Fuad – Fudo Mavriqit. Lajme nga Ulqini shpreh ngushllimet më te sinqerta familjes Mavriqi nga Ulqini.