Nika: Ministri malazez Ljumoviq bashkë me 40 artistat e Ulqinit, të rrinë sa më larg Shasit ?!

January 31, 2017   | Opinione

Ministar Ljumovic boravio u radnoj posjeti Ulcinju-2

  • Pse nuk bënë  të prekë  gjithkush në kulturën e Shasit- Anës së Malit…?!

Sot   enigma  e mjegullës së  mundit serb për të mohuar   trashëgiminë kulturore      tonën  nga ajo ilire vërejmë   se  çohet   me   gjetjet  arkeologjike të  kulturës së civilizimit të lashtë të luginës së lumit Koman brenda rrënojave të qytetit .

Dëshmitë e kulturës së Komanit , në Shas , shkojnë kundër teorisë serbe dhe  janë si puna e asaj hallkës lidhëse të evolucionit që mungon – të  species  gjysmë njeri dhe gjysmë majmun.., për të kuptuar drejtë  prejardhjen tonë?!

Gjetja e kësaj kulture  e tërbon vetëdijen e sëmurë serbo- malazeze dhe për punë arkeologjike shkencore të  Shasit,  le  të flasin shkencëtarët- akademitë e dy shteteve….?!!

Shasi në harta përmendet edhe si RRIZANA

Tjetër shtojmë se edhe në një hartë të vitit 1590, vërejmë që Ana e Malit, shquhej edhe  për rrugë të karavaneve  tregtare dhe  kulla të fortifikuara e me të cilat bëhej edhe identifikimi i tërë trevës.

Shasi në harta  përmendet edhe si  RRIZANA . Pra rrinin zanat.

Sipas mitologjisë pellazge të përvetësuar  nga grekët  zanat(orët)ishin  – bijat e Afërditës dhe  Zeusit…?!

Ndërsa  momenti i dytë i tërbimit sllav, po duket  është edhe gjetja e parave turke në kishat e tij- nga gërmimet e fundit   që hedh poshtë teorinë serbe se qyteti u dogj nga  pushtuesit turq.  Monedhat e gjetura  dëshmojnë  se  ai  kish jetë edhe pas ardhjes së turqve në këto anë..

Koha e  injorantëve  duhet  të ketë mbaruar dhe gabohet kur u ledhatohen  shpatullat?!

Ministar Ljumovic boravio u radnoj posjeti Ulcinju-1

Nga  përvoja personale mund të them pa gabuar se  po duket që   për gjykimin e  një çështjeje   apo punë me rëndësi  shpesh herë turren për hesape të veta  e në emër të popullit edhe grupet jomeritore, pra   atyre që nuk  u takon….?!

Kësaj radhe kështu  po duket ngjau edhe dje në një vizite në Ulqin, të  ministrit të kulturës  së Malit të Zi, Janko Lumoviq, i cili mësohet se “ paska  respektuar  artistët dhe krijuesit …, “ pasi bisedoi me 40 artistë dhe krijues të Ulqinit”, për fatin e valorizimit të Shasit turistik !

Me  këtë rast ministri qe shprehur, se : “ patëm një ditë të lavdishme  dhe me plot përmbajtje ..”, shtoi se gjithashtu  ” paskan dakorduar  edhe programin konkret të punës në këtë vit…”?!

Pyetja realisht  që shtrohet, do ishte:  Këtë program të ministrit  dhe “ 40 artistëve … ?! Goxha si shumë për një qyte ( si i yni), a iu ofrua banorëve të trevës së Anës së  Malit ose Kuvendit  të  Komunës së Ulqinit për miratim , si  të vetmit  institucione  “ meritore”…?

Dhe pyesim-  pse këto  dy hallka meritore vendim marrëse me ligj nxirren jashtë loje në këto punë  dhe shumë punë tjera duke e bërë pazarin” pa hanxhiun ..”?!

Duke mos e zgjatur  dhe duke iu përsëritur fjalët e titullit, kjo që po ngjet  nga OJQ-të  me kulturë dhe Shas, po më kujton  për sherr atë që më ngjau edhe mua një herë e një kohë…, kur  politika e njerëzve “ jo meritore..”- siç cekëm,  më futën në burg dhe më dënuan, kuptohet  në emër të popullit  si armik i tij dhe si nacionalist dhe irredentistë ?!  Absurdi i gjithë  këtij gjykimi ishte në atë , kur gjykatësi  filloi e lexoi dënimin   e marrë “ në emër të popullit- u ime naroda”  dhe në prezencën e gjithë neve, pra edhe  të nënës sime, kërkoi të çohemi në këmbë…?!

Me ta  kuptohet  që  u çua  edhe  nëna ime… dhe s’bënte ndryshe të ndodhte sepse  gjykatësi  fliste  në emër të popullit ..?!!

Prandaj  kështu edhe sot ec po deshe e ngrite zërin…e të jesh kundër …, kur këta flasin në emër të interesit qytetar e kulturor e historik të Shasit….?!!

 

Vazhdon :

Një fotoekspozitë  turistike   e lajmeve nga Ulqini , për  Shasin dhe zonën e Anës së Malit..?!!