Krim në familje në Tivar, burri vret gruan dhe veten, plagos vjehrrën të gjithë nga Peja – Video
February 1, 2017 | Ngjarjet - Events
Sot një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur brenda një familjeje në Tivarin e vjetër, raporton portali barinfo.me, si dhe gazeta malazeze “Vijesti”.
Raportohet se Nexhat Berisha 30 vjeçar nga Peja ka therë me thikë për vdekje gruan e tij të pa kurorëzuar Dude Sokolaj ndërsa e ka plagosur nënen e gruas e tij Hatixhe Sokolaj qe u dërguan në spitalin e Tivarit.
Krimi brenda familjes i merr jetën gruas së tijë të pa kurorëzuar, ndërkohë që autori Nexhat Berisha më pas kreu vetëvrasje në shtëpinë e babait të gruas në Tivar
Policia e Tivarit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ketij aksidenti tragjik.
Video Tv Vijesti





