Mali i Zi do të shkatërrojë 403 tonë armë

February 1, 2017   | Shtypi / Mediji

Ministri-mbrojtjes-Slobodan Filipovic -NATOMali i Zi në 15 muajt e ardhshëm duhet të shkatërrojë 403 tonë armatim të tepërt, që do të paraqesë fillimin e projektit Fondi i NATO-s për demilitarizim, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi.

Aksioni, për të cilin Fondi i NATO-s do të ndajë 700.000 euro ka për qëllim shkatërrimin e armëve në mënyrë e cila garanton siguri për mjedisin jetësor dhe qytetarët malazez, njofton RTCG. Teprica e armëve do të shkatërrohet në ndonjë lokacion në Mal të Zi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në depotë e armëve në vend për momentin janë rreth 2.000 tonë armatim i tepërt. Pas shkatërrimit të planifikuar të 403 tonëve, do të mbeten edhe 1.600 tonë.

Sekretari shtetëror në Ministri, Sllobodan Filipoviq deklaroi se kur bëhet fjalë për armë të tepërta, duhet të merret parasysh konteksti historik dhe ngjarjet konfliktuoze në këto hapësira, si dhe numri i funksionimit të ushtrisë së dikurshme.

Ambasador Viting-Britania Madhe

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Mal të Zi, Jan Viting elaboroi se i gjithë procesi i shkatërrimit të këtyre 403 tonëve armë të vjetra do të zgjasë 15 muaj dhe se do të kontribuojë për sigurinë e qytetarëve malazez.

Tetova Sot