Nika: Kush vlen më shumë “Surrati apo Sifati”: Ku të trokitet në Forcë apo PD..?!! (I)

February 1, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Kush mburret me dyert e shtrenjta - Ulqin-Ulqini

Dyert e selisë së Forcës dhe të Partisë Demokratike

Shkruan Muhamet Nika

Kushë mburret me dyert e shtrenjta

Kuvendi  i  Komunës së Ulqinit  partive politike- klubeve të këshilltarëve u ndanë   zyra pune.

Pasi  nëpër këto dyer dhe të tjera të ngjashme kalohet kah e mira dhe e keqja , këtu më poshtë në disa  vazhdime do sjellim do histori të dukjes së dyerve në Komunë të Ulqinit.

E për këtë në  moment  u frymëzuam  nga ajo e Fishtës, kur  thotë : “ Aferim  bre Oso Kuka , e thotë puna edhe duka.?!!

 

Mbi këtë bazë edhe Forcës edhe Partisë Demokratike iu dhanë zyrat e tilla që shihni në fotografi.  Ndërsa mobilimin  e zyrave dhe dizajnimin e  jashtëm të  dyerve  e bënë vetë partitë sipas dëshirës…?!

Shihet  që  edhe nga dyert    2 partitë , bashkë me shumë parti tjera që  janë në koalicion të gjerë ,  prapëseprapë ndryshojnë  nga dyert e veta. Toskët , për këtë gjë, po duket kanë krijuar një fjalë të urtë : mos i shiko gunën- por shikoi punën e ne kemi një të dytë të ngjashme : Mos i shikoni surratin- po shikoni sifatin..?!

Forca – Cungu, ka përzgjedhur që të mos e ndërrojë derën  ekzistuese, duke vënë vetëm logun e partisë në te, kurse PD- Gjeka “ e puntoi “, apo si i thonë –  e bëri  TAPACIRANA  VRATA. ..?!

Kujtoj që këtë shprehje e kam të regjistruar në kokë që  nga koha e shërbimit ushtarak sepse dyer të këtilla  në komandë kishin vetëm “ Kolonelët- eprorët e një divizioni( 1000 veta), kurse kapllarëve ( me disa ushtarë)u lejohej të kishin dyer vetëm kështu si puna e Forcës…?!!

Andaj ku të shkojnë qy(qe)tarët?!