Mali i Zi, vendi i pestë i braktisur në Europë

February 2, 2017   | Bota

Mali i Zi, vendi i pestë i braktisur në Europë-mapaNjë hartë e re e Europës zbulon vendet më të braktisura të Europës nga qytetarët e saj. Harta përfshin vende si Portugalia, Kroacia. Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Moldavia.

Bosnje – Herzegovina – 43.3 % zë vendin e parë, Shqipëria zë vendin e dytë me 38.8 përqind të popullsisë të larguar nga vendi, kurse Mali i Zi zë vendin e pestë me 22.1 % përqind të popullsisë larguar nga vendi.

Kjo përqindje përkon me më shumë se 1 milionë banorë që kanë vendosur të emigrojnë.

10 VENDET ME NUMRIN MË TË MADH TË POPULLSISË SË LARGUAR

Bosnje – Herzegovina – 43.3 %

Shqipëria – 38.8 %

Maqedonia – 24.8 %

Portugalia – 22.3 %

Mali i Zi – 22.1 %

Moldavia – 21.8 %

Kroacia – 20.4 %

Lituania – 18.9 %

Irlanda – 18.8 %

Rumania – 17.5 %

Mali i Zi  zunë në 2014 – 2015 vend të pestë për numrin e kërkesave për azil në vende si Zvicra, SHBA, Gjermania, Holanda, shtetet Skandinave etj.

Autoritetet në këto vende ndryshuan procedurat e kthimit të përgjigjeve dhe riatdhesimit të azilkërkuesve, vetëm për të frenuar aplikimet nga Mali i Zi, Bosnje – Herzegovina, Shqipëria, Kosova etj.

Në disa raste, shqiptarët ua kaluan edhe sirianëve për numrin e aplikimeve në Gjermani, shkruan Lapsi.