Nika: Histori zyrash në komunë: Aferim bre Oso Kuka e thotë puna edhe duka…?! (II))

February 2, 2017   | Opinione

Dyert e selive politike ne komunen e Ulqinit-LDKShkruan  Muhamet Nika

Kjo që shihni , është zyra e kryetarit të partisë së parë dhe të fetme shqiptare  e cila që në fillim ka një kryetar…?! Edhe pse  fillimisht mbeti pa “ Pazar”, pastaj pa anëtarë, funksion e pension.., por zyrën se lëshon edhe pse rrallë në te shkon.

Në evidencën e rojeve të ditës dhe të natës nuk shihet të hyjë brenda me muaj të tërë.

Nga ata që u përmbys u akuzua që “ ka grumbulluar funksione, por të gjithë që e pasuan shohim se vepruan ngjashëm dhe pa iu dëshiruar ne , pritet të kenë fund të ngjashëm.

Me gjithë atë edhe pse nuk ishte modeli i politikanit tim – ashtu si këta që udhëheqin e kam më simpatikun dhe qe pse. Ai nuk pranoi të dalë në fotografi me kryetarët tjerë të komunës , me arsyetim që nuk rri karshi atyre , që ishin pushtues të Ulqinit dhe as të atyre që e rrasën në burg ose e tradhtuan  në politikë duke ia grabitë funksionin- kryesisht mendonte në  Osmanin që e pasoi me kuorum partie , por kundra vendimit të udhëheqësish së ngushtë të Bardhit e cila dëshironte Skender Hoxhën..?!

Edhe sot  edhe pse nuk ka funksion nuk ia ma  askujt tia kërkojnë  çelësat- aferim Oso…?!

Dyert e selive politike ne komunen e Ulqinit-LDK-Mungon Bardhi

Në mes e tyre dy ish- kryetarëve në holl , mungon fotografia e Bardhit…?!

DHE TASH  SHIH  SE ATA NUK E  THONË  KOT:“ KO UMIJE NJEMU DVIJE…”

Dyert e selive politike ne komunen e Ulqinit-SNP

Zyra e SNP-së në komunë  me një këshilltar  i cili  gjithashtu  si Bardhi  rrallë shihet  ta vizitojë  atë sepse deri vonë trashëgonte  edhe një të dytë nga SNP-ja Federative( 7 sermi batalon) që kish selinë  në ish ndërtesën e mbrojtjes territoriale-  mbase e ka  edhe sot…?!!

Rasti i kësaj zyre  tregon se si një këshilltarë , peshon më shumë se një tjetër, nëse tjetri është  serbo malazias i Frontit që nuk ka fare zyre në komunë si këshilltarë , ose edhe se dy këshilltarë shqiptarë kur janë në parti qytetare- psh Dritan Abazoviqit.

Gjynah …,vetëm tash po e kuptoj atë problemin e matematikës, kur na mësonte mësuesi që  plus + plus , jep minus në matematikë…, po edhe në politikën e Abazit-  pa  marazit?!!

Po edhe ky nuk është se shtyhet fort dhe thotë: “ hoj ma naptë , hoj s’ma  naptë na nuk idhnohna- gjynah edhe në Urë mendon si “ pozitivat..”?! Ose biri nënës , nuk kënaqet me pak….?!

A PO NXITË  ZYRA  E URBANIZMIT  VETËVRASJET…?!

Mos e besoni po deshët po edhe kjo zyrë në komunë  e ngjyrosur së fundmi  ME TË KALTËR ,u bë karakteristike sepse ndryshoi bojë   nga të tjerat me projekt ?!

Zyra është e krye shefit  të urbanizmit . Kjo që ndodhi  , sipas meje dhe do studimeve të bëra në shkallë botërore nuk është shenjë e mirë  për urbanizëm nëse dihet që kemi një numër ankesave të qytetarëve në punën e saj.

Kështu për shembull  flitet  se shkencëtarët  ishin të shqetësuar që përse  në një urë të Londrës të ngjyrosur me të kaltër  njerëzit përzgjidhnin të bënin vetëvrasje..?! Dyshuan në ngjyrën e ftohtë si motivim dhe  vendosën ta  lyejnë  atë me të gjelbër në  të çeltë- ngjyrë bari  dhe për çudi  vitin e radhës ra dukshëm numri i vetëvrasjeve…?!

E gjelbra  ndikuaka  pozitivisht  duke nxitë dëshirën për jetë…?!!

Dyert e selive politike ne komunen e Ulqinit-

Vazhdon :

 PSE NUK  U REALIZUA BUXHETI (III)