Nika: Zoti Gjeka mos e harroni edhe ju rrugën për Rashtishë nalt ?!

February 9, 2017   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Arsyetohen se :” 3 herë kishin qenë në Rashtishë, por rruga nuk e zinte kamionin “?! HAHAHAHA….?!!!!

Në  ankesën publike të Gjekës dërguar Cungut  rreth  pengimit të investimeve në komunë të Ulqinit, pamë që ai të ankohej  përveç tjerash ,me fjalët:”Zyra e Presidentit dhe Sekretariati për veprimtari komunale pengojnë realizimin e disa projekteve të rëndësishme në zonat rurale të tilla si ndërtimi i urës në Millë të  Poshtme dhe rindërtimin e rrugëve lokale në bashkësinë lokale të Krythës  dhe  në  Kravar”.

Me sa shohim këtu nuk pamë të  përmendet Rashtisha e Sipërme , qytetarët e të cilës tash disa herë radhazi ndër vite  i drejtohen sekretariatit përkatës me kërkesë për asfaltim të rrugës së vet , por më kot.

Kjo ngjau kështu edhe me buxhetin e vitit 2017 – kur sekretariati përkatës në kuvend  dhe as këshilltarët e tij  nuk dhanë vërejtje   për këtë.

Ata në kërkesën e vet arsyetojnë që më herët mbi një kilometër rrugë me mjete të veta dhe të diasporës së fshatit nga Amerika , patën asfaltuar rrugën e këtillë sepse pushteti i lidhjes – Skender Hoxha,  iu kish refuzuar kërkesën për asfaltim edhe  sipas parimit të paligjshëm të atëhershëm në kuptimin  50% të mjeteve –  qytetarët dhe 50% komuna (republika) .

Për çudi atëherë,  patën  përparësi( ashtu si sot) do rrugë ,rrugica e oborret tjera dhe kështu pjesa e dytë e rrugës së cekur  , në mungesë të mjeteve mbet e pa kryer…?!!

Lutje per ndertimin e rruges-Rashtisha e nalt