Gjeka: Mos të ketë prishje selektive në Ulqin

February 11, 2017   | Shtypi / Mediji

Fatmir-Gjeka-UlqinQyteti i Ulqinit ka njëzet 50 vjet që vuan nga ndërtimet e paligjshme dhe pakkush është përpjekur të zbatojë rregullat minimale të urbanistikës. Ulqini ende nuk ka një plan urbanistik zhvillimi, ndërkohë që mijëra banorë të vjetër e të rinj, firma të rregullta e të parregullta ngrejnë ndërtime duke bllokuar trotuaret, tarracat, lulishtet dhe parqet, duke ngushtuar fare mjediset e përbashkëta të qytetarëve.

Kryetari i partisë demokratike Fatmir Gjeka tha për gazetën “Vijesti” se ka ndërtime, që janë ndërtuar dhe akoma vazhdojnë të ndërtohen por ne do të bëjmë kujdes, që, askush nesër të mos veprojë në mënyrë selektive për të prishur ndërtimet që janë gjaku dhe djersa e këtyre banorëve.

Ai tha se përgjegjësin për kaosin reth ndërtimit ilegal të objekteve në teritorin e komunës së Ulqinit e ka administrata lokale e Ulqinit.