Nika: Pashë një ëndërr të keqe, se padita komunën në shtet dhe te ambasadat e huaja bashkë me sektorin civil…?!!

February 13, 2017   | Ngjarjet - Events

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Ububu sa frikë  që pata me ke “më zuri sherri …”, hajde me këta të komunës se  nejse , nuk janë edhe  aq  shumë, po si t’ia bëjë me këta të sektorit civil që vijnë nga shoqëria..?!

Mirëpo , me një herë  u qetësova , kur analizova dhe pash që ata nuk vinin nga sektori civil , por ai familjar dhe se kuvendet e veta  i kishin më shumë se” ilaka…” duke qenë : Babë e bijë , nënë e djalë, burrë e grua dhe ndonjë vjehërr , pa kushëri të dytë dhe kunat…, prandaj thashë me vete, mirë edhe këtë mund ta  duroj. …?!

Dhe i  keni dëgjuar ju se  si shesin mend” që fitojnë shumë para me projekte..” duke mashtruar të huajt ose bala edhe u mbushën me bekimin e pushtetit dhe në emër të popullit…?!

Mbaj mend se deri sa isha kryetar kuvendi, më erdhi  njëri prej shoqatave (sektorit publikë) dhe më tha:” kryetar , ma jep një nënshkrim se kam fitu nji projekt në Holandë për 30 mijë euro, por nuk ma japin , po se pati pëlqimin tuaj me nënshkrim e me vulë, në emër të qytetit..”?!!

Shkurt ia preva : “ po pse nuk më ke pyetur , pa shkuar në Holandë, për konkurrim dhe do ishte  punë e kryer?! E çfarë të  bëjë unë nesër nëse edhe një shoqatë tjetër , ngjashëm me ty kërkon përkrahjen e një projekti të ngjashëm- kujt ti jap përparësi  unë, si kryetar kuvendi në emër të popullit….?!”

Dhe ai mu përgjigj , u edhe ti…, me do fjalë që po kam turp t’i them këtu para jush….” ?!!

Po sot si rri puna  e kryetarit të kuvendit dhe sektorit publik  e projekteve ?!

Këtyre ditëve, shohim se   kanë nisur prapë  t’i shkruajnë letra  njëri tjetrit , demek për të lënë gjurmë rreth  zgjedhjes së  kryetarit të këshillit për ruajtjen dhe zhvillimin e pushtetit lokal..?!!

(vazhdon)

Cilat ishin dy paditë që bëra te të huajt  dhe në shet dhe a patën sukses….?!!