Diskutimi për bashkëpunimin pensional Kosovë – Mali i Zi

February 16, 2017   | Ngjarjet - Events

bashkëpunimi-pensional Kosovë – Mali i ZiZëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi, i shoqëruar nga drejtori i Departementit të Pensioneve në këtë ministri, Bahri Xhaferi,  ka pritur sot në takim pune drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë  Jovo Pajoviq me bashkëpunëtorë.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension për qytetarët e të dyja vendeve.

Përfaqësues malazez konfirmuan mbështetjen që do t`I japin kësaj çështje edhe më tutje dhe u zotuan se bashkëpunimi mes ekspertëve të të dyja vendeve do të fillon menjëherë në mënyrë që sa më shpejt ta kemi të realizuar të drejtën në shfrytëzimin e pensionit, që do të ndikonte pozitivisht në përkujdesjen institucionale dhe mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.