Drejtësia e Malit të Zi heq dorë nga arrestimi i dy opozitarëve
Parlamenti i Malit të Zi ka ngjallur sot nervozizmin e opozitës proruse duke hequr imunitetin e dy shefave të saj, por drejtësia ka përjashtuar arrestimin e tyre në një hetim për grusht shteti të dështuar.
Ndërkohë që prokurori i ngarkuar me këtë çështje kishte marrë nga deputetët dritën e gjelbër për arrestimin e Andrija Mandiç, 52 vjeç dhe Milan Knezeviç, 36 vjeç, një prej magjistratëve më të lartë në vend, prokurori i përgjithshëm, Ivica Stankoviç e ka anuluar duke përmendur prezumimin e pafajsisë.
Ky urdhër nuk i jep fund hetimit kundër këtyre deputetëve të koalicionit të opozitës Fronti Demokratik, por duket i natyrës për të zbutur tensionin në rritje në Podgoricë.
Drejtësia dyshon për Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç për pjesëmarrje në këtë grusht shteti misterioz, që sipas drejtësisë malazeze, ishte përgatitur nga kundërshtarët e anëtarësimit të vendit në NATO, por që kishte dështuar disa orë para zgjedhjeve legjislative të 16 tetorit 2016.





