Xhemal – Xhemo LANICA personalitet i shquar i Ulqinit, veprimtaria e tij nuk njihte kufij

February 17, 2017   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Xhemal - Xhemo LANICA personalitet i shquar i Ulqinit-1Ismet Karamanaga Facebook

Ka kohë që ka ndrruaj jetë, mirëpo, gjithmonë kam pasur dëshirë ti shkruaj disa rrijeshta, për këtë figur markante të hotelerisë nga koha e artë e turizmit tonë, të themë më mirë çë nga fillimet e turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi. Xhemal LANICA është njëri nga ato të cilët e kanë ngritur turizmin tonë në një nivel jashtëzakonishtë të lartë në botën e turizmmit të asaj kohe. Prandaj, edhe unë shkruaj për te me një nostalgji të madhe, pasi që e kam njohur atë dhe një plejade të madhe të cilat e kanë “qendisur “ turizmin tonë të asaj kohe.
Kohën e fundit të jetës së tij Xhemoja e ka kaluar në hotelin “Mediteran” si shef i sallës së madhe të këtij hoteli, ku është dashur edhe ta përfundonë misionin e tij. Kurdoherë kurë kaloj rrugës pranë këtij hoteli, më kujtohet figura e tij markante, dhe gjithmonë e hedhë një sy në katin e tretë ku ka punuar Xhemoja.
Atij i ka pasur hije gjithëçka, siç thotë populli ynë. Ka qenë i pashëm, i bukur i rallë. Gjithmonë ka qenë i veshur në mënyrë elegante dhe ka shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në heteleri, pasi që kamarijeri dhe recepcionisti kanë qenë kontakti i parë dhe përshtypja e parë e mysafirit në hotel. Xhemoja ka qenë, me të vërtetë i jashtëzakonshëm, ndër punëtorët të parë të turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi, dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera. Së bashku me një plejadë punëtorësh turistikë, të themë më mirë artistësh në heteleri, siç kanë qenë, Qazim Qaku Quku, Ismail Bushati, Bim Kahari, Fadil Sula, Qemal Resulbegu, Qamil Taipi, Andrija Qetkoviqi, dhe shumë të tjerë, kanë qenë të parët që kanë vendosur gurthemelet e hotelerisë te ne në Ulqin.

Xhemal - Xhemo LANICA - Qamil Taipi -Ulqin
Shumë nga këto kanë ndërruar jetë dhe nuk jetojnë më, por ne duhet ti nxjerrim nga harresa, sepse ata janë baza e fillimeve të turizmit tonë, deri te në vitet 90 të shekullit të kaluar.
Edhe Xhemoja, ashtu si të tjerët , ka filluar të punojë në hoteleri në e Ulqinit si i ri në hotelerinë e Ulqinit, si kamarijer në hotele të njohura të asaj kohe, si “Republika” në “Jadran” dhe në “Galeb” , dhe nuk është rastësi se edhe e ka përfunduar punën dhe karrijerën etij pas kthimit nga Beogradi, në hotelin “Mediteran”, hotelin më të ri të asaj kohe .
Xhemoja ka kryer spezializimin në Opati të Kroacisë, qytetin më të njohur për turizmim në Jugosllavinë e kohës. Në këtë qytetë kanë specializuar edhe shumë punëtorë të tjerë të hotelerisë te ne. Opatia ka qenë qendra e turizmit të Jugosllavisë së dikurshme, vendi ku janë shkolluar dhe kanë spezializuar kamarierët dhe gjellëbërësit më të mirë të turizmit të Jugosllavisë. Kështiu që nuk është e pa bazë mendimi se me ndërprerjen e shkollimit të punëtorëve të hotelerisë te ne në qendra, siç ka qenë Opatia, ka përfunduar edhe epoka e turizmit te ne. Vetëm ata kanë qenë dhe mund të quhen profesionistë në hoteleri. Mendoj, se sot në turizëm, në hoteleri, si edhe në tërë shoqërinë tonë në përgjithësi , kanë ndryshuar vlerat.
Xhemal LANICA ka shërbyer shumë nga personazhet e njohura, të cilat e kanë vizitur qytetin e Ulqinit, siç ka qenë personalitetet e politikës, kulturës etj. Pa dyshim, më i njohuri dhe më i famshmi ka qenë ish kryetari i RSFJ së Tito, i cili ka vizituar Ulqinin në vitet 60 të shekullit të kaluar. Në ekipin cili e ka shërbyer Titon ka qenë edhe Xhemal Lanica.

Havaja Mimi Ismakic, Xhemo Lanica et Filo Leskovci.
Xhemoja, ka folur gjithmonë më një nostalgji të madhe për Jugosllavinë e dikurshme. Ka pasur mall të madh për ato kohët e arta të turizmit në Ulqin, kur, hotelet, shtëpitë, plazhët dhe rrugët tona kanë qenë plot me mysafirë të huaj, sidomos nga Gjermania. Gjermani ka qenë mysafiri më i mirë, kurse “marka” ka qenë “mbretëresha” e pareve. Kemi punur shumë, rrogat i kemi pasur të mira, “bakshishin” e mirë, është shprehur shpesh Xhemoja.
Unë e kam njohur mirë. Kohën e fundit e punës së tij kemi biseduar shpesh në hotelin “Mediteran” pasi që edhe unë e kam pasur zyren aty, si përfaqësues i Agjensisë turistike “KOMPAS” nga Ljubjana, agjensisë më të madhe të asaj kohe të ish Jugosllavisë.
Shumë nga qytetarë tanë nuk e din se Xhemal LANICA, një kohë , për afro 12 vite, nga viti 1959 deri në vitin 1972, ka punuar si shef i shërbimit në Ambasadën e Italisë në Beograd. Më duket se ajo kohë ka qenë koha më e suksesshme në jetën e tij. Xhemalin e kanë dashur të gjithë, duke filluar prej ambasadorit e deri te kryeministri i Italisë i asaj kohe Aldo MORO.

Në foto me kryeministri e Italisë Aldo MORO - Xhemo Lanica
Më vonë, kur kemi biseduar në hotelin “Mediteran”, shpeshherë e kam përkujtuar në këtë epizod të jetës së tij në Beograd, pasi që edhe unë nga njëherë kam qenë dëshmitar i punës së tij në Beograd, gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar, kur isha student në Beograd. Me kushëririn tim të ndjerë Basri Karamanaga, i cili në atë kohë ka punuar në anije në lumin Sava, shpesh kemi shkuar deri tek Ambasada e Italisë për të u takuar me Xhemon.
Duke falënderuar Xhemon dhe Basriun, edhe unë si student kam dalë në restorantet dhe lokalet më të mirë të Beogradit të asaj kohe.
Si punëtor i respektuar në Ambasadën e Italisë , Xhemali ka pasur rast të njihet më shumë njerëz nga politika dhe kultura e asaj kohe. Shumë ulqinak të cilët kanë pasur nevoj për ndihmë në Ambasadën e Italisë, kanë pasur gjithmonë ndihmën më të madhe nga Xhemal Lanica. Shpeshherë ai i ka pritur dhe i ka përcjellur ulqinakët në stacionin e autobusave të Beogradit, ku Xhemon e kanë njohur të gjithë. Një shoqëri të madhe ka pasur edhe më të ndjerin Xhemal TULËN, i cili gjithashtu në ato kohë ka jetuar dhe punuar në Beograd.
Për fund, edhe disa rreshta nga jeta e tij. Xhemal LANICA ka pasur një jetë interesante. Ka lindur në Ranë të Ulqinit, prandaj ka qenë “Ranacak”, por edhe ka jetuar në Kala afër 10 vite, ku edhe kanë lindur dy djemtë e tij, kështu që ka qenë edhe “Kalali”.
Ka ndërruar jetë në vitin 1995, kur është dashur ta fitojë penzionine e merituar. Inshalla shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet.
Mendoj se është mirë që personazhët, siç ka qenë edhe Xhemal LANICA t,i shënojmë dhe të mos i harrojmë, por ti nxjerrim nga harresa. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njoftohen me këto njerëz të cilat e kanë shenuar qytetin e Ulqinit në shekullin e kaluar. Ndoshta dikur edhe do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë.

Xhemal - Xhemo LANICA personalitet i shquar i Ulqinit