​Arrestohet malazezi, ofroi 5 euro ryshfet për policët Shkodër-Koplik

February 21, 2017   | Ngjarjet - Events

malazezi arrestohet, ofroi 5 euro ryshfetSiç njofton policia, i dyshuari mashkull 23 vjeçar shtetas i Malit të Zi, është arrestuar pas që i njëjti kishte ofruar pesë euro ryshfet zyrtarit policor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit malazez, Nikola Pejoviç, 23 vjeç banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip SKANIA (kamion) me targa PG-FR 544, i ka ofruar 5 euro punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

21 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)