Replika dhe ironi, ja si iu përgjigjet URA portalit Lajm.me

February 21, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Replika dhe ironi, ja si iu përgjigjet URA portalit Lajm.me-Me gënjeshtraURA: E mjerë është Forca kur e mbron Informeri i Ulqinit

Të shpjegosh dhe të kuptosh cinizmin e palës imagjinare është me të vërtet vështirë dhe për këtë gjë nuk kemi përgjigje, raporton portali Ul.info.

Prandaj i kërkojmë ndjesë opinionit, sepse edhe ne do të donim të dinim kush çka deklaron, por, esencialisht, për këtë polemikë, kjo nuk është e rëndësishme. I tërë Ulqini e dinë për ke bëhet fjalë edhe pse tentojnë të fshihen pas trekëndëshit të errët: partisë dhe dy medieve, ku përfshihen Forca, televizioni dhe kuazi portali lajm.me ose, më saktësisht, “Informeri i Ulqinit”, i cili, edhe pse i paftuar, sipas automatizmit ka marrë rolin e mbrojtësit të partisë. E pas kësaj fshihet një qëllim i vetëm: mbrojtja e interesave personale. Dhe asgjë tjetër! Dhe këtë e dinë i tërë Ulqini, por ia vlen vazhdimisht të përsëritët.

Besoj që e dini se ai që fshihet thirret – frikacak. Një shkrimtar i njohur ka thënë: “Ekzistojnë disa mënyra të mira të mbrohemi nga tundimi, por më e sigurta është frikacakëria”, ose “Të gënjyerit është gjithmonë frikacakëri, e frikacakëria është pasojë e padijes”. Në mënyrë të përkryer përshtateni në këto dy thënie, fal Jush, e jo kurrsesi fal nesh.

Sa i përket dokumentit që publikuam, e dini ju mirë besueshmërinë e tij, më mirë se ne, sepse ju as nuk e demantuat. E dini Ju mirë për cilën periudhë ai referohet, kush e shkroi, kush e kontrolloi dhe kur u shkrua. Vet fakti që ne edhe Ju e dimë autorin e dokumentit më shumë flet për Ju, për padijen Tuaj, ose tentimin e mjerë të fshehjes, e u kapët në flagrancë, si dhe për atë se sa të aftë jeni të drejtoni vet fushatat dhe të thoni ose shkruani diçka të vlefshme. Por, sinqerisht, ne nuk habitemi për padijen Tuaj sepse jetojmë në të njëjtin qytet, e rezultati i punës dhe (pa)dijes tuaj e shohim për çdo ditë, në çdo hap. Pavarësinë tuaj e kthyet atje ku gjithmonë ishte – në PDS! Dhe këtë tani të gjithë e shohin qartë.

Po ashtu, përmendët edhe gjuhën shqipe dhe malazeze, që dimë më mirë këtë ose atë gjuhë, dhe të ju përgjigjemi menjëherë: i dimë të dy dhe i shfrytëzojmë të dy për dallim nga kryekomunari i Juaj i instaluar i cili 95% të vendimeve dhe shkresave zyrtare i shkruan vetëm në gjuhën malazeze, edhe pse gjuha shqipe, sipas Kushtetutës, është në përdorim zyrtar. Kjo është demagogjia e Juaj e famshme.

Por, duke dëgjuar me vite demagogjinë, gënjeshtrat dhe mashtrimet Tuaja, ne për çdo vit jemi gjithnjë e më pak. Vetëm këtë dimër mbi 300 qytetarë të Ulqinit kanë lëshuar qytetin, gjë që nuk ju intereson dhe me çka Ju nuk merreni. Nuk mbërrini nga interesat personale që keni.