KKSH do ta shënoi Ditën e mësuesit, 7 Marsin me program festiv në Ulqin

March 3, 2017   | Ngjarjet - Events

Nga Ulqini për të uruar 7 marsin, ditën e mësuesit - KKSH-1Program festiv në Ulqin, me rastin e 7 marsit “Dita e mësuesit”

Si  për çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi me rastin e 7 Marsit , Ditës së Mësuesit, do të organizojë program festiv në Qendrën për Kulturë në Ulqin.

Programi do të mbahet me 7 mars, me fillim në ora 19.00, kurse i ftuar special do të jetë aktori i njohur shqiptar Mirush Kabashi.

Nga Ulqini për të uruar 7 marsin, ditën e mësuesit - KKSH