Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu uron mësuesit për festën e 7 Marsit

March 7, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Nazif-Cungu-dita-ulqinit-Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Komunës me rastin e shënimit të 7 Marsit, festën e mësuesit. Përmes këtij urimi ju drejtohet mësimdhënësve për t’iu shprehur urimet më të sinqerta për punën dhe angazhimin e tyre nëpermjet rrjetit social të Facebookut.

Postimi i plotë i Nazif Cungut:

Me rastin e 7 marsit dua të uroj përzemërsisht të gjithë arsimtarët e nderuar dhe të respektuar tanë për kontributin e jashtëzakonshëm që japin në kultivimin e brezave të rinj. Po ashtu përulem me nderim para mësuesve të mi dhe të gjithë mësuesve të tjerë të vjetër që kanë mbajtur gjallë dashurinë për gjuhën shqipe, për identitetin tonë kombëtar dhe për historinë e traditën tonë edhe në kohë shumë të vështira. Unë i uroj të gjithë arsimtarëve të tanishëm e të ardhshēm sa më shumë sukses në punën fisnike që bëjnë me këto vargje të lavdishme të Naim Frashërit.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Urime 7 marsi.

Me respekt për gjithë ju mësimdhënës: Nazif Cungu, thuhet në faqen e tijë personale te Facebookut.

YouTube Preview Image