Gjeloshaj: Ti dhe “subjekti” që përfaqëson shumë vite përpara keni qenë pjesë e pushtetit

March 30, 2017   | Ngjarjet - Events

Nik GjeloshajTë nderuar miq,

Sikurse edhe veprova në deklaratën e fundit, as tani nuk dua të debatoj, biles fare nuk dua t’ia përmënd emrin, e aq më pakë dua të ulem në nivelin e tij debatues!

Për opionin e gjerë deshta t’i sqaroj disa çështje që “politikani” në fjalë potencon në deklaratën e tij, gjegjësisht të LD-së, subjektit i cili që nga themelimi, afro 3 dekada nuk ka kapacitet të organizoj Kuvendin e dytë brenda partiak, e mos të flasim për kapacitetin e tyre në realizimin e çështjeve të shqiptarëve në Mal të Zi.

Veprimtarinë time në parti politike e fillova në Alternativën Shqiptare, vetëm me një qëllim kryesor, formimin e Komunës së Tuzit. Për faktin që manipulatori në fjalë me angazhimin e tij politik afro tre dekada, po dëshmohet edhe sot, se nuk do të kishte kapacitet ta zgjidhte.
Ti dhe “subjekti” që përfaqëson shumë vite përpara keni qenë pjesë e pushteti, biles në kohërat shumë delikate për shqiptarët, dhe shumë mirë dihet rezultati juaj, sidomos në shpërguljen e shqiptarëve…

Pa përmend këtu, sepse ato i dinë opinioni i gjerë, për dallim nga ju, ne me argumente sado të vogla po e dëshmojmë veprimtarinë konkrete në të mirën e shqiptarëve në Mal të Zi. Kuptoj për frustrimin dhe “kapjen pas shkumëve të detit”, se mbas jush, sidomos, rrinë vetëm bashkësi boshe!

Mos u merr me gënjeshtra, por pranoje moskapacitetin tënd për mosnjohjen e ligjeve që definojnë për vetëqeverisje lokale!
Mos manipulo për Alternativën Shqiptare! Mos manipulo për Komunën e kryeqytetit, shumë mirë e dinë se unë në Parlament kam votuar kundra saj!

Mos manipulo për vota, sepse shumë mirë e dinë që edhe në vendin tënd të kam fituar, unë i treti, e ti i pari! Mos manipulator i dëshmuar!

Të nderuar qytetarë,

Ai njeri që vepron, edhe mund të gaboj. Natyrisht që ka shumë gjëra që edhe mund të “lëpihën”, por e sigurtë është, që ka edhe disa të tjera që, JO vetëm se S’MUND të lëpihën, POR mbesin në histori përjetë, janë shkruar biles me shkronjat më të errëta, e që më së miri e përshkruajnë pasqyrën e politikanit në fjalë, e jo vetëm…; pa dyshim që këtë e dijnë shumë mirë, jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, diasporë, por edhe ata përtej kufirirt…

Mua nuk ma lejon edukata morale që të ulem në nivelin e tij të debatimit manipulator, aq më pak kur flet për përrallat e tij : dhelpra..,luani dhe miu..etj…, por që pa hezitim mund të pohoj që shumë shpejt, sikurse është dëshmuar edhe për DHËSHTIMTARËT sikurse ai, do të dëshmohet se kush është në të drejtë, kush gënjen,manipulon…etj.,etj…

NGJ

Nik Gjeloshaj Facebook