Lladrovci i thotë Dinoshës se do binjakëzim me Tuzin, e njofton se do të ngre shtatoren e Fehmi Lladrovcit

April 3, 2017   | Rajoni / Region

Fehmi Lladrovci-Ferhat DinoshaKryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha.

Sipas njoftimit për media të KK-së së Drenasit, Lladrovci i ka shprehur dëshirën ambasadorit nga Mali i Zi, që komuna që drejton të binjakëzohet me atë të Tuzit, për të cilën është marrë vendim rishtas që të themelohet.

Nga ana tjetër, ambasadori Dinosha, sipas njoftimit ka thënë se ndihet i emocionuar që gjendet në Drenas, në vendlindjen e heroit të gjithë shqiptarëve Fehmi Lladrovci.

Pas këtij takimit, kryetari Ladrovci dhe ambasadori Dinosha kanë drekuar së bashku, ku kësaj dreke pune i është bashkëngjitur edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kryetari Lladrovci dhe ambasadorët, Dinosha e Minxhozi kanë shëtitur edhe në qytetin e Drenasit, përkatësisht në sheshin “Fehmi Lladrovci”, ku nga kryetari Lladrovci janë njoftuar se në shtator të këtij viti, do të vendoset shtatorja e Fehmi Lladrovcit në shesh që edhe mban emrin e heroit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.