Rama në Podgoricë: vendoset mbledhja e përbashkët e dy qeverine në Shkodër – Video

April 3, 2017   | Ngjarjet - Events

Rama-MarkovicEdi Rama ka mbërritur sot në një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku sipas televizionit të Malit të Zi ka shprehur konfirmimin e fuqishëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.

Këtë e bëri të ditur kryeministri malazez, Dushko Markoviç, gjatë konferencës për gazetarët së bashku me Edi Ramën.

Rama u prit në Podgoricë me nderimet më të larta shtetërore dhe përshëndeti homologun e tij Markoviç.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit, Markoviç tha se qeveritë e të dy vendeve kanë përforcuar angazhimin për të përmirësuar bashkëpunimin.

Markoviç njoftoi gjithashtu sesionin e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, e cila është planifikuar për në tetor.

Kryeministri shqiptar, Rama tha se seanca e shpallur e përbashkët e qeverive të të dy vendeve paraqet një cikël të ri të marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. /tesheshi.com/

YouTube Preview Image

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në fqinjin verior të Shqipërisë, Malin e Zi. Ai do të pritet në takime nga homologu i tij, Dusko Markoviç dhe nga Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviç. Kryeministri Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjithashtu do takohet me homologun e tij Crdan Darmanoviç.  Gjatë vizitës së zotit Rama dyvendet do të nënshkruajnë një marrëveshje në fushën e shëndetësisë. Vizita e delegacionit shqiptar do të vijojë më pas me një ndalesë në Ulqin, ku parashikohet një takim me kreun e komunës, Nazif Cungu.

TVSH