Komuna Ulqinit aksion për gjelbërimin e qytetit

April 6, 2017   | Ngjarjet - Events

Komuna Ulqinit aksion për gjelbërimin e qytetitNënshkruhet kontrata për mbjedhjen e pemëve dekoruese-,, Fotinia “.ndërmjet Komunës dhe N.P,, Veprimtaritë Komunale”.

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me NP,, Veprimtaritë Komunale,, në vazhdën e aktivitetëve në fushën e gjelbërimit të qytetit nënshkruan kontratën për mbjedhjen e bimëve dekoruese të llojit ,, Fotinia “. Bimët dekoruese do të mbidhen në bulevardin ,, Gj.K.Skenderbeu ” , në pjesë të bulevardit ,, Nënë Tereza” si dhe në pjesë të bulevardit ,, Mehmet Gjyli “.

Projekti krahas  gjelbërimit të qytetit do shërbej edhe për mbrojtjen e qytetarëve, ku respektimi i vendkalimeve për qytetar do jetë i domosdoshëm, sepse ,, fotinia ” në një periudhë të shpejtë do krijojë  kurorën gjelbërues për gjatë gjithë shetitoreve të qytetit.

Ky është bashkëpunimi dhe projekti i katër me rradhë për vitin 2017 ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe N.P.,, Veprimtari Komunale, , Parku publik në Qendër  të Shtojit, -Tregu i gjelbërt në Katërkollë,

-Ambulanca veterinare për azil të kafshëve (qentë) si dhe

-mbjedhja e pemëve dekoruese ,,Fotinia “.