Sos telefoni Ulqin organizon tryez te rrumbullaket me 10.04.2017, në orën 09:00

April 6, 2017   | Ngjarjet - Events

Sos telefoni Ulqin organizon tryez te rrumbullaket

FTESË

Të nderuar/a

Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin “organizon tryez të  rrumbullakët , e cila do të mbahet  në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit,  ditën e hënë  me 10.04.2017, në orën  09:00. Tryeza e rrumbullakët organizohet në kuadër të aktiviteteve të projektit „ Përkrahja e viktimave të dhunës në familje dhe përmirësimi i pozitës së tyre“. Tema e tryezës së rrumbullakët është “Bashkëpunimi Ndërprofesional“, ndërsa pjesëmarrës do të jenë udhëheqësit  dhe nëpunësit  e gjyqësorit, policisë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale,zyrtarë të Komunës  si dhe OJQ-të që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Pjesëmarrësëve do të ju ndahen   informatorët në dy gjuhë me të dhëna  mbi mundësitë e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje që parasheh  ligji ndërkombëtar dhe i brendshëm.

Mirësevini!

Hatixhe Nelaj

Drejtoresha ekzekutive

SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës – Ulqin

 

Realizimin e këtij projekti e mbështeti Komisioni për ndarjen e fitimit nga Lojërat e Fatit nga fusha e Mbrojtjes Sociale dhe aktiviteteve humanitare(2016)