Në Davis Cup në tenis Rrezart Cungu mposht Granit Bajraliun

April 7, 2017   | Ngjarjet - Events

Davis Cup Rezart CunguKosova e ka humbur 3:0 përballjen e parë në Davis Cup në tenis, garë kjo që i mbledh përfaqësueset e botës në këtë sport, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten në Sozopol të Bullgarisë, Kosova u mposht 3:0 nga Mali i Zi. Tenistët kosovarë në fakt ishin inferiorë përballë rivalëve nga Mali i Zi. Granit Bajraliu pësoi 6:1, 6:0 në sete nga Rrezart Cungu.

Hyda Banjska pësoi 6:1, 6:1 nga Lubomir Celebiq, ndërsa 6:1, 6:0 pësoi Kosova në çifte, ku e prezantuan Burim Bytyqi e Meldin Mustafi.

Kosova për herë të dytë po merr pjesë në Davis Cup. Vjet i kishte humbur tri duelet me rezultatin 3:0, ndaj Lihtenshtajnit, Estonisë dhe Greqisë. Sivjet startoi njëjtë – me humbje të thella.

Kjo vlerësohet të jetë dëshmi se një pjesë e mirë e sportistëve kosovarë po kanë vështirësi të mëdha për të përballur nivelin e vërtetë evropian dhe ndërkombëtar.