Tërmeti i fuqishëm shkund Ulqinin dhe krejt Shqipërinë

April 8, 2017   | Ngjarjet - Events

Tërmeti i fuqishëm shkund Ulqinin dhe krejt ShqipërinëNjë tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë rreth orës 16:00 të kësaj të shtune, duke u ndjerë kryesisht në Tiranë.

Lëkundja ka patur një magnitudë 5.2 ballë dhe epiqendra e saj është lokalizuar 2 kilometra pranë Kurbneshit, në Lezhë.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera. Qendra Europiane Sizmologjike raporton se lëkundjet janë verifikuar në orën 15:53, 55 km në veri të Tiranës, 32 km në lindje të Lezhës dhe 5 km në veri-perëndim të Kurbneshit.

Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, tërmeti i fortë është ndjerë edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi.

/ Top Channel