Dritan Abazoviq lider i ri i URA-së në Mal të Zi + Foto

April 11, 2017   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Dritan Abazoviq lider i ri i URA-së në Mal të ZiNga Ismet Karamanaga

DRITAN Abazoviqi, deputeti në Parlamentin e Malit të Zi, dje edhe zyrtarisht është inauguruar si lider i Lëvizjes qytetare URA. Ishte kjo një mledhje solemne në Podgoricë, ku ndërmjet shumë mysafirëve nga të gjithë Mali i Zi, ishte edhe kori diplomatik, ambasadorët e disa vendeve, sektori civil, mediat dhe shumë mysafirë nga Mali i Zi dhe regjioni.
Për të parën herë një parti politike qytetarë sot e udhëheq një përfaqësues e një komuniteti pakicë, kësaj radhe nga pakica e jonë shqiptare. Kjo është një nismje e mirë për ndërtimin e Malit të Zi si Shtet e të gjithë qytetarëve, e jo të shimicës, e tjerët të jenë pakicë, siç është sot. Dritani është sot një politikolog, kozmopolit , një njeri i rallë më një kulturë të gjërë, një autoritet i jashtëzakonshëm, modest, një njëri i cili është idhull i shumë të rinjëve, jo vetëm të qytetin tonë. Padyshim një meteor në skenën politike të Malit të Zi, prandaj edhe duhet të kenë përkrahjen e të gjithë atyre të cilët ja duan të mirën qytetit tonë, kombit tonë, pavarsisht nga dallimet programore të partisë të cilës i takon ai.
Po e përsërisë, duhet të jemi krenar se kemi Dritanin, pavarsisht se ai nuk i takon partive nacionale, prandaj, edhe shpreh çudin për mungesën e politikanëve të partive nacionale tona në këtë solemnitet.
Një djal Ulqinak siç është Dritani, ndoshta një dite edhe bëhet udhëheqësi i këtij Shteti.

Nga Ismet Karamanaga Facebook