Cungu përshëndet vendimin e gjykatës për lirimin e Haradinajt – Video

April 27, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Kryetari i Ulqinit Cungu ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës së Colmar të Francës, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

“Lirimi i ish-kryeministrit kosovar Haradinaj i cili ka qenë njëri prej luftëtarëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ndalimi i tij i bazuar tek urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Serbia ishte një padrejtësi e madhe dhe unë e uroj Z. Haradinaj për kthimin pranë familjes së tij në atdhe. Vendimi që u dha sot nga gjykata në Colmar tregoi edhe njëherë se shqiptarët kanë qenë në anën e duhur të historisë duke bërë një luftë të drejtë e të ndershme”, ka thënë në faqen e tijë personale te Facebookut.
Pamje nga lirimi i Ramush Haradinaj në Colmar