Partia Demokratike uron Ilir Metën për postin e Presidentit

April 29, 2017   | Bota

Urim me rastin e zgjedhjes së z. Ilir Meta President i Republikës së Shqipërisë

 

Tashmë z. President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, pranoni urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj President. Jemi të bindur se detyrën e Presidentit do ta kryeni me dinjitet dhe përgjegjësi. Po ashtu jemi të bindur se si President i Shtetit tonë amë, do të angazhoheni edhe për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ne, shqiptarët në Mal të Zi kërkojmë vetëm pak vëmendje dhe pak përkushtim tuajin, me qëllim, jo vetëm të përmirësimit të pozitës tonë këtu në trojet tona, por edhe të marrëdhënieve në mes dy shteteve: Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 

 

Ulqin, më 29 prill 2017

Partia Demokratike

Ulqin