Urim për lirimin e Ramush Haradinaj nga Partia Demokratike

April 29, 2017   | Ngjarjet - Events

Lajmi për lirimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, për Partinë Demokratike ishte gëzim, sepse me Ramushin mburret Kosova, mburremi edhe ne shqiptarët në Mal të Zi.

Vendimi i gjykatës në Colmar të Francës për pafajësinë e z. Haradinaj ishte lajm vërtetë i mirë, jo vetëm për Ramushin dhe familjen e tij, por edhe për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar.

E përfundojmë këtë urim me: Mirëse u ktheve përsëri fitimtar në Prishtinë, në Kosovën tënde që aq shumë e do dhe për të cilën ti dhe familja jote kanë bërë shumë. Urime Ramush, urime Kosovë.

 

Ulqin, më 29 prill 2017

Partia Demokratike

Ulqin