SHB “Rumia”- Ulqin organizon kamping për herë të parë në bjeshkët e Rumisë

May 4, 2017   | Ngjarjet - Events

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin, organizon sivjet për herë të parë në bjeshkët magjepse të Rumisë, që ofrojnë peizazhe të mrekullueshme të cilat mahnitin vizitorët, do të organizohet “Rumia kamping ”, një nismë e adhuruesve të natyrës.

Me 21 maj, ‘’Dita e Rumisë 2017’’ – Mos humbisni një atraksion të veçantë

Manifestimi i përvitshëm gjithëpopullor “Dita e Rumisë 2017” këtë vit do të organizohet 21 maj 2017.

Edhe këtë vit një natë më pare, të shtunen me 20 maj 2017 do të organizohet kamping tërë natën në fsahtin Brisk të Krajës. Pasi kalimi i natës do të jetë nën qiellin e hapur të gjithë të interesuarit duhet të marrin masat e duhura për kamping. Pjesëmarrësit e kampingut duhet që më pare të lajmërohen.

Ditën e diele, 21 maj 2017, vazhdohet me ngjitjen e Majen e Rumise. Më poshtë keni të gjtiha detajet.

-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit;
-Të gjithë të interesuarit nga Ulqini dhe Ana e Malit do të kenë mundësi te shfrytzojnë transportin me minibus ose autobus nga Ulqini ne Brisk dhe anasjelltas. Çmimi i trasnportit është 5 euro per person. Paraqitja per transport eshte e obligueshme. Ajo duhet te behet deri diten e shtune ne oren 18.00, ne tel.+ 382 69 444 348 ose + 382 67 527 685
-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt
(vendnisja e viteve të mëparshme);
-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;
-Para së gjithash të ruhet ambienti;
-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me vështirësi mesatare;
-Të nevojshme janë këpucë dhe veshje të përshtatshme, ushqim dhe 3-4 litra ujë;
-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë rreth orës 11:00;
-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat popullore tradicionale;
-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:30, kur edhe fillon programi kulturo-artistik.
-Për bjeshkatarët dhe mysafirët do jenë të përgatitur sanduiçë dhe pije të ndryshme;
-Lusim shoqatat që shprehin vullnetin të na bashkangjiten të paraqiten në inboks.
-Për sqarime rreth organizmit, lini meshazh ne inboks!

Ju mirëpresim!
Me nderime, SHB “Rumia”-Ulqin!

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin Facebook