Ul.info jep detaje për dërgimin e Adnanit e Mersihes për shërim në Turqi

May 21, 2017   | Shtypi / Mediji

Me shpresë se do të gjejn sherim, Adnan dhe Mersiha Resulbegoviq, sot dy javë do nisen për në Turqi, transmeton portali Ul.info.

Këto fëmijë që nga lindja vuajnë nga paraliza cerebrale do të provojnë të shërohen me të ashtuquajturën metodën e qelizave amë.

Me donacione vullnetare nga vendi dhe jashtë dhe me aksione humanitare për shërimin e Adnanit dhe Mersihes deri tani janë grumbulluar rreth 80 mijë euro.

Qëllimi i këtij akcioni të madh humanitar është ndihmë për Mersihën dhe Adnani, dhe me këtë rast ai paraprakisht i falënderojm të gjithë.

Për donacionin e juaj https://www.gofundme.com/HelptheResulbeguKids