Cungu harron zyren e kryetarit, del në bjeshkë për ta kthyer formën (Foto)

Siç shkruan kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu në rrjetin social të Facebookut, ai po synon ta harrojë zyren ku vepron. Kështu, ai ka zgjedhur të dalë bjeshkëve të Rumisë për të kthyer formën.Siç shihet në këto fotografi, i pari i komunës shihet në malet e Rumisë me miq, shokë dhe adhuruesit e bjeshkëve.

Fundjavës së kaluar kisha kënaqësinë të merrja pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Rumisë”, të cilin për çdo vit e organizon Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia”. Ngjitja në majën e Rumisë përbën përjetim të veçantë për çdo njeri.

Njohja me traditën e shtegtimit, bukuritë natyrore të Rumisë dhe të gjithë zonës përreth është sa kënaqësi, por edhe imperativ dhe përgjegjësi për ne si përfaqësues të popullit.

Duke vlerësuar lart punën e anëtarëve të Shoqatës së Bjeshkatarëve “Rumia”, në të ardhmen duhet bërë çmos për promovimin më të mirë të këtij manifestimi, duke e përfshirë në agjendën turistike, për të mirën e përgjithshme të banorëve të Krajës dhe të të gjithë shoqërisë sonë.

Ju ftoj edhe juve që ta eksploroni këtë mal të bukur dhe panoramën mahnitëse që shikohet prej majës së malit.

Ndryshe, Nazif Cungu njihet për formën e tij, e cila nuk ka rënë që nga koha kur ka qenë i ri. Ai aktivisht merret me fitnes, ndërkohë që edhe ecjen malore e përdor shpesh, siç ka bërë edhe sot në bjeshkët e Rumisë, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.