Nimanbegu siguron përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

May 29, 2017   | Politika

Një delegacion i Kuvendit të Malit të Zi po vijon punimet e Sesionit të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Nato-s në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Siç shkruan nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti shqiptar Genci Nimanbegu në rrjetin social të Facebookut, ai ndodhet këto ditë në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku mbahet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Nato dhe BE kan merita për stabilitetin dhe sigurin e rajonit tonë. Antarēsia e Malit të Zi në NATO është arritje e qellimeve tona politike! Situata ne rajon sigurisht eshte e ndikuar edhe nga ata te cilave u pengojn keto qellime! Sigurisht që synimi kryesor eshte dhe duhet te jete sundimi i ligjit dhe drejtat e njeriut!”, shkruan Nimanbegu në statusin e tij në facebook.Nimanbegu ndodhet në kuadër të delegeacionit të Malit të Zi në të cilin marrin pjesë edhe deputetë të tjerë, thuhet në faqen e Facebookut të nënkryetarit në Kuvendin e Malit të Zi dhe deputeti shqiptar Genci Nimanbegu.