OJQ “Horizonti i Ri”: Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë

May 30, 2017   | Shoqëria / Društvo

Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit 2016 miratoi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Kjo strategji afatgjate synon avancimin e Administratës Publike, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gëzojë besimin e tyre. Për një informim sa më të mirë të publikut për këtë dokument, në kuadër të projektit ‘Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Shërbim dhe Meritë’, organizohen aktivitete të shumta informuese në qytete të ndryshme të Malit të Zi.

 

Sot në Ulqin, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi aktivitet informues në hyrje të ndërtesës së Komunës, në të cilin u promovua publikimi “ADMINISTRATA PUBLIKE DERI NË VITIN 2020”. Strategjia e Reformës së Administratës publike i referohet administratës shtetërore, vetëqeverisjes lokale si dhe organizatave të autoritetit publik. Ky dokument përfshinë shtatë fusha dhe ato janë:

 

1. Organizimi dhe përgjegjësia në Sistemin e Administratës Publike;

 

2. Ofrimi i shërbimeve;

 

3. Sistemi i shërbimit publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore

 

4. Zhvillimi dhe koordinimi i politikave publike

 

5. Menaxhimi i financave publike

 

6. Çështjet e veçanta të sistemit te vetëqeverisjes lokale

 

7. Strategjia e menaxhimit të procesit të reformës së administratës publike dhe qëndrueshmëria financiare Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese.