Tino Mollabeqiri – Orëndreqës në Ulqin, një zanat drejt zhdukjes

June 1, 2017   | Lajmet / Vijesti

Ustah, Orëndreqës në Ulqin Tino MOLLABEQIRI ashtë thuajse i vetmi që po luftonë me kohën. Zanati i tyre thuajse është harruar nga gjeneratat e reja.

Nga Ismet Karamanaga Facebook

Para një kohë të shkurtër kam pasur nevojë për ta riparuar orën.
Vështirë ta paramendosh se në Ulqin nuk ka mbetur askush i cili merret me këtë aktivitet, përveç Tino MOLLABEQIRIT i cili pak e shumë është trashëgimtari i një familje Ulqinake, e cila një kohë të gjatë është marrë me këtë zanat. Tinit dhe familjes tij do ti kthehem pak më vonë.
Kam nevojë ti kthehem pak të kaluarës tonë, kohës kur në qytetin tonë janë gërshetuar kulturat të ndryshme, në një vend kaqë të vogël.


Në kohën e art të turizmit deri te vitet e 90 të shekullit të kaluar, në “Çarshinë” tonë a po në “Pazarin e vjetër” ka pasur shumë duganjë me veprimtari të ndryshme. Zanatet e vjetra , të cilat i kanë ushtruar njerëzit tanë në “Pazarin e vjetër” kanë qenë të ushtruar deri në art. Ne kemi figuruar si një margaritar në tërë Adriatikun , si një oazë orientale në mesë të Evropës. Kështu na ka njohur bota dhe kështu kemi qenë në tërë prospektet botërore me ofertën tonë turistike, si një margaritar i stolisur me artizanat të padiskutueshme.
“Pazari i vjetër” sot ka një form tjetër, me shtëpi pa shije, shitore moderne, kafene. “ internet cafe “ a po të tjera. Dikur “Pazari i vjetër”, ka pasur një pamje e cila ka tërheqë mijera mysafirë nga vendi dhe nga bota. Shumë mysafirë kanë ardhur enkas nga Dubrovniku dhe nga destinacionet të tjera , për ta vizitur këtë hapsirë të qytetit tonë, krojet, Xhamitë.


Mirepo, sot zanatet e vjetra janë zhdukur fare. “Pazari i vjetër” është shkatërruar, dhe asgjë nuk ka mbetur më. Të gjithë qytetet në botë, por edhe në rrethinën tonë i ruajnë vlerat , arkitekturën e vjetër, i stimulojnë zanatet e vjetra, trashëgiminë popullore. Tek ne është bërë e kundërta.
Ti kthehem Tino Mollabeqirit.
Ai është një neri i qetë, modest, dhe ka një familje të shëndosht, më fëmi të edukuar.
Dikur Tini ka punuar si kamarijer në hotelin “Galeb”, dhe gjithmonë ka qenë elegant i veshur dhe i sjellshëm, ashtu siç kanë qenë pak e shumë të gjithë punëtorët në hotelerinë tonë të asaj kohe. Pas tranzicionit dhe shkatërrimit e “Galebit”, nuk pranon me punur në “kiosk” me shitë cigare, por i kthehet zanatit e të parëve të tij.
Orët e vjetra dhe të gjithë gjërat interesante nga duganja e famshme e cila ka qenë në Krye të “Pazarit të vjetër” i çon në shtëpinë e tij në Mahallen e Re. Aty jeton, punon ka pak, dhe i mbanë kujtimet .


Edhe Tini, ashtu siç e kanë bërë edhe të parët e tij mundohet që ti mësojnë fëmit me e punuar këtë zanat, kështu që e kam shpresën që ky zanat nuk do të zhduket fare.
E bija e tij DYSJA siç shihet është e talentuar, precize dhe këtë zanat e ka në gjak në gjene nga Emroja, gjysi i saj.
Shumë nga këto eksponate, orët 200 vjeçare nga Malta, një orë xhepi me çilc, me emrin “Konnstantinopol” nga Mbertëria otomane, ora e Kadi Mujalit dhe të tjera, gjenden në këtë hapsirë, dhe kanë historinë e vetë, ashtu siç e ka edhe kjo famillje.


Më i njohuri orëndreqës , një mjeshtër i vërtet i këtij zanati EMRO Mollabeqiri, ka qenë njëri ndër mjeshtrat më të mirë në Malin e Zi. Shpesh ka udhtuar nepër vende të ndryshëmë për të mësuar më mirë edhe më tepër, tregon i biri i tij Tini
Edhe mua më kujtohet figura e tij markante në duganjën e tij në “Krye të Pazarit” .
Në vitin 1983 ai ndërron jetë dhe duganjën dhe zanatin e trashëgon i biri i tij KADRIU , i cili gjithashtu ndërron jetë në vitin 1999. Pastaj duganja mbyllet, dhe një kohë të gjatë në Ulqin nuk egziston më asnjë orëndreqës.
Dëshiroj ti përmend edhe dy mjeshtra me nam , të cilët kanë pasur një famë të madhe në Ulqin. Njëri nga ato ka qenë FIKO Ustabeqiri nga Rana, kurse tjetri nipi i Emro Mollabeqirit SYLÇO Mavriqi.


Këto zotërinjë nuk jetojnë më , por ato kanë lënë një zbrasti të madhe në këtë zanat në Ulqin. Të gjithë këto kanë qenë të jashtëzakonshëm, figura të njohura të qytetit tonë të bukur. Inshala janë në Xhehnet. Është mirë të përmenden dhe të qiten sadopak nga harresa.

Nga Ismet Karamanaga Facebook