Një denoncim i veçantë i PD-së në adresë të komunës së Ulqinit për pronësi shtetërore

June 3, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

Një denoncim i rrallë i PD-së ka shkuar në adresë të komunës së Ulqinit për pronësi shtetërore, në lidhje me disa pretendime siç thekson sekretari i ri, fjala është për sipërfaqen prej 2.67 ha (26.700 m2), kurse sekretari ynë i PD-së nuk don ta thotë se ky plan përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej 160.3 hektarë ose 1.600.300 metra katrorë, ose gati 70 herë më të madhe sesa – në fazën e parë!!?

Kumtesë për opinion e Partisë demokratike, dërguar portalit Ul.info

Sekretari për urbanizëm z. Aleksandar Daboviq ka deklaruar se toka në Shtojin Nalt që është përfshirë me Studimin e lokacionit, të cilin kohë më parë e ka miratuar Kuvendi i Komunës – në fazën e parë, është në pronësi shtetërore. Siç thekson sekretari i ri, fjala është për sipërfaqen prej 2.67 ha (26.700 m2).

Por, sekretari ynë nuk don ta thotë se ky plan përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej 160.3 hektarë ose 1.600.300 metra katrorë!? Ose gati 70 herë më të madhe sesa – në fazën e parë!

Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje kryetarit të Komunës dhe Sekretariatit për planifikim hapësinor që të deklarojnë se a janë përfshirë me këtë studim edhe parcelat private. Natyrisht që po.

Deri tani dimë edhe se sjellja e Studimit – në fazën e parë, do t’u kushtojë tatimpaguesve nga Ulqini 4.500 euro, kurse më pas edhe 147.000 euro. Gjithsej – 151.500 euro!

Nuk duhet të dish shumë matematikën që të arrish në përfundimin se kjo është shumë më tepër se rasti i famshëm i Shasit. Pra, fjala është për një sipërfaqe gati 20 herë më të madhe dhe po aq herë më shumë mjete financiare të planifikuara që të shpenzohen për sjelljen e planit!

Partia Demokratike prandaj me vëmendje do t’i përcjellë të gjitha aktivitetet në këtë drejtim. Nuk dëshirojmë që interesat private në mënyrë jotransparente të realizohen në kurriz të këshilltarëve, qytetarëve dhe arkës së komunës.