Bereqeti shpërndau ndihma për qytetarët të Ulqinit

June 6, 2017   | Shoqëria / Društvo

Në mënyrë aktive sot me 06.06.2017 Bereqeti i Mexhlisit të Bashkësisë islame në Ulqin shperndau 100 pako ushqimore në vlerë prej 20 eur për familjet në nevojë, raporton portali islam-ul.

Ky është aktiviteti i dytë në Ramazan.

Ditën e parë të muajit të Ramazanit, Bereqeti ka shperndarë edhe 45 pako për nevojtarët. Kështu në dhjetëditëshin e parë të Ramazanit janë shperndarë 145 pako ushqimore.

Kryetari i Bereqetit h.Mirsad ef. Muçaj shprehet se e gëzon përkrahja e besimtarëve tanë dhe gatishmëria e tyre për t’u gjetur në ndihme njerëzve në nevojë. Ai gjithashtu bën thirje që gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit të shtojmë bamirësinë që të gezojmë nevojtarët e që Zoti të jetë i kënaqur me ne.