Nika: Shkojmë te i marri e hajmë petulla?! Që një lajm të jetë i plotë

June 14, 2017   | Opinione

 Shkruan Muhamet  Nika

 Në lidhje  me njoftimin e kabinetit të kryetarit të komunës  Cungu, se Komuna e Ulqinit , është në bllokadë  për një borrxh prej 68 mijë euro të firmës SHPK MILKI…, si rezultat i mos pagesës së një borxhi për subvencion  qumshti të pranuar nga ish  sekretari për buxhet-Gjeka , për periudhën 2008 , 2009, 2010, kemi për të shtuar se ky borxh nuk iu prezantua kuvendit të Ulqinit kur vetë isha kryetar kuvendi dhe për këtë del të jetë i pa ligjshëm?!

SEPSE VETËM  KUVENDI  KA  TAGËR  TË  PËRFAQËSOJË  QYTETARËT , TË NXJERRË  VENDIME  TË KËTILLA   DHE TË KONTROLLOJË  ZBATIMIN E TYRE  E  AS KUSH TJETËR  TI  BËJË  OSE TI ZHBËJË  ATO  NË EMËR TË TIJ…?!!! Por ka edhe shumë e shumë borxhe tjera të kësaj natyre – inekzistente , bile edhe më të mëdhaja  që po e hedhin komunën në bankrot milionash….?!!

Sipas neve do duhej të shtohej edhe kjo: kush i mbron këto  procese gjyqsore   në   gjykatë  nga komuna ( a i mron avokati  i zgjedhur dhe i besuar nga kuvendi) dhe a ceket  nga mbrojtja  e  komunës në gjykat se këto borxhe janë të pa ligjshëm  nga se nuk kanë  mbulesë kuvendi si në rastin konkret. Dhe  tjetër , si i lijon gjykata “ po službenoj dužnosti…“ ekzekutimin e borxheve të tilla të  pa qena e të dëmshme?!

Andaj pyesim,  a mos është edhe kjo krim i organizuar ekonomik?! Sipas asaj të xhindve(gjindve) në udhëkryq  në mesnatë : “Një për mua , një për ty , një për ate – për te ty…”?!!!

Ndërsa për rastitn , po shtojmë edhe këtë, në se  mjetet  ishin si ndihmë qumshtorës për prodhues të qumshtit për  refundim dhe qumshtorja  ka  falimentuar …?! Kush garanton se mjetet e destinuara për këtë qëllim do t’i marrin  fermerët koperantë të ish-  qumshtores…?! Dhe si bëhet pagesa për persona të tillë fizikë….?!

Andaj shikuar në shumë dimensione a mos do të thotë  kjo  sipas asaj  popullores : “ Shkojmë te i marri e hajmë petulla”….?!! Mbase  do duhej që koperantët të organizonin edhe një protestë para qumshtorës së falimentuar.  Një fjalë e urtë thotë: Mos kërko të te mbrojnë të tjerët , pa i dalë fillimisht  T i , Zot vetës …?!!!

Mendimi im është se me këtë  kumtesë dhe asaj të PD-së pak më parë  filloi sulmi i  fushatës së    koalicionit  të gjërë.

Por  ama  kujdes  për  gjuetinë  e  nisur  nga partitë, sepse  thojnë  që prej çubës së madhe  del gjithmonë  ujku  e jo lepuri….?!! Besoj kuptohemi…?!!!