Banorët e Kruçit në hall me mbeturinat, hidhërohen me komunën

June 17, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Problemi i mbeturinave inerte në qytetin e Ulqinit është një problem shqetësues . Aktualisht lloj-lloj mbeturinat e inerte vazhdojnë të hidhen në deponinë e qytetit në Kruçë “HIJE”, por edhe në shumë lokacione në periferi të tij. Ekologët me të drejtë thonë se për çdo ditë bëhet një ndotje e ambientit jetësor me pasoja të rënda, shkruan portali Ul.info. Në deponinë e qytetit edhe me dije të kompetentëve bëhet hedhja e mbeturinave të rezikëshme të disa kompanive, gjë që dukshëm irriton shoqatat ekologjike në Mal të Zi.

Një nga pronarët e pronës në lokalitetin Mavrijan Gjergj Daboviqi ka thënë se në ish deponinë “Hija” këto ditë deponohen lloj-lloj mbeturinash, e jo vetëm ato inerte, siç shkruan në lejen të cilën e dha inspektorja ekologjike. “Shfrytëzojnë edhe bagerin, edhe pse e dijnë që nuk guxojnë ta bëjnë këtë gjë. Banorët vendas janë të zemëruar”, deklaroi ai për Portalin Ul-info.

Daboviq theksoi se për çdo gjë është lajmëruar inpektorija ekologjike Vesna Zarubica dhe inspektorja tjetër Vesna Vuçiniq, e cila të mërkurën do të qëndrojë në Ulqin.

“Ne me padëshirë e kemi bërë kompromisin dhe i kemi lejuar Komunës dhe Ndërmarrjes komunale që të deponojnë mbeturinat inerte edhe 40 ditë. Pas 19 korrikut kjo nuk do të ndodh më. E dijmë çfarë do të bëjmë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, tash 50 vite në Bashkësinë e tij lokale Krytha e Ulqinit deponohen mbeturinat. “Mjaft ishte!”, shtoi Daboviq.