Ministri Zenka takoi përfaqësues të Bashkësisë Hebraike në Mal të Zi

June 17, 2017   | Politika, Rajoni / Region

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë të Malit të Zi, Mehmet Zenka, takoi kryesuesin e Bashkësisë Hebraike në Mal të Zi, z.Jasha Alfandari.

Zenka-Alfandari: Komuniteti hebre i Malit të Zi nuk është i madh në numër, por dukshëm kontribuon në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, tha në një bisedë me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Malit të Zi, Jasha Alfandarijem se në vendin tonë kanë nevojë për njohuri më të mirë të historisë së popullit hebre.


Ministri Zenka theksoi në fillim të bisedës se ka respekt të lartë për popullin hebre, dhe në përgjithësi për kontributin e këtyre njerëzve në të arriturat e qytetërimit botëror. Zenka bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet qeverisë të Malit të Zi dhe komunitetit hebre në Mal të Zi e cilësoi si të suksesshëm dhe efikase.Sipas tij, i njëjti është reflektuar në zbatimin e Marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet me interes të përbashkët mes Qeverisë dhe Bashkësisë Hebraike të Malit të Zi.
Z. Alfandari tha se në Mal të Zi komuniteti i parë hebre është themeluar në shtator të vitit 2011, dhe më pak se një vit më vonë nënshkroi kontratën e lartpërmendur me Qeverinë e Malit të Zi. Në këtë mënyrë, besimi hebre është i njohur si një nga fetë zyrtare në vend me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej saj, arriti në përfundimin Alfandari duke shtuar se hebrejt kanë autonomi të plotë në rregullimin e marrëdhënieve të tyre fetare dhe kombëtare në masën që nuk bie ndesh me ligjin, thuhet ne faqen personale të Facebookut të Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë të Malit të Zi, Mehmet Zenka.