Mehmet Bardhi uroi të gjithë besimtarët me rastin e bajramit të madh

June 25, 2017   | Ngjarjet - Events

URIM ME RASTIN  E  BAJRAMIT  TË  MADH

 

Të nderuar-a  besimtarë e besimtare.

 

Pas muajit të madhnueshëm të Ramazanit, simbolit të sakrificës, të vetëpërmbajtjes, bashkërreshtimin me mirëbërësinë, me ruajtjen dhe kultivimin  e të mirës, të pastrës, drejt mirëqenës për të gjithë, si synim  i shoqërisë së shëndoshë, vjen festa e Bajramit të Madh ose Fitër Bajrami (emër ky bazuar në ndarjen e vitrave), që sot filloi.

 

Me këtë rast, shfrytëzoj rastin,që,  në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të partisë së parë politike  dhe përfaqësuesës së vërtetë e konseguente të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve kudo që janë, ku jetojnë e punojnë, në atdhe e në diasporë ju uroj:  Me shëndet dhe me gëzime  Festa e Bajramit të Madh! Gjithmonë paçi gëzime, begati, lumturi dhe përparim!.

 

Edhe një herëme gëzime dhe URIME !.

 

 

Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ

 

Ulqin, më 25 qershor 2017