Plepat e Bunës për shkak të arkave po priten, pohon Xhelal Hoxhiq

June 27, 2017   | Ngjarjet - Events

Drejtori i Shoqatës ekologjike „Hapi i gjelbër“ Xhelal Hoxhiq ka deklaruar se këto ditë e thërrasin njerëzit nga terreni dhe i tregojnë që në Reç, pranë lumit Buna, po pritet plepat e mëdhenj dhe me maune të mëdha po transportohen në brendësi të shtetit për të bërë arka, transmeton portali Ul.info.

„Nuk e dimë a bëhet fjalë për pronë shtetërore apo private, si dhe a ekzistojnë lejet për këto veprime dhe nga kush janë dhënë, a bëhet fjalë për prerje sanitare të trungjeve të vjetra dhe të dëmtuara, që do të ishte e arsyeshme, apo po priten trungjet në „kondicionin“ e vet më të mirë, që do të ishte dëmë i madh?“, u pyet Hoxhiq.

Ai tha se këto drunj, me lartësi 20-30 metër, kanë rol të rëndësishëm dhe të shumëfishtë në rregullimin e mikrolokalitetit të Reçit dhe të tërë ekosistemit të deltës së Bunës, kështu që organet kompetente duhet ta kenë parasysh këtë gjë.