U bë promovimi i librit ” Në derë të oborrit” nga Dr. Gani Karamanaga

June 28, 2017   | Kulturë / Kultura

Promovohet libri ” Në derë të oborrit” nga Dr. Gani Karamanaga

Nga Ismet Karamanaga

Mbrëmë brenda mureve të Kalasë në “Pallatin Venezia”, në vendin të cilin ne “Kalalitë” gjithmonë e kemi quajtur “Tabje”, Qendra për kulturë, Biblioteka e Ulqint dhe Bashkimi i Krijuesve në Mal të Zi ka bërë përurimin e librit më të ri të Gani KARAMANAGËS, “Në derën e Oborit”.

Ishte kjo një mbrëmje solemne ku ishin prezent shumë intelektualë të ftuar, shkrimtarë dhe publicistë, të afërmit e autorit, si edhe shumë mysafirë nga Podgorica dhe Shqipëria. Ndërmjert tyre ishin edhe shumë aktorë të ngjarjeve dhe tregimeve, për të cilët autori shkruan në libër, të cilët i dhenë kësaj mbrëmje një peshë të veçantë.
Hysejn Kapllanbegu 88, Avdo Nimanbegu 87, Ali Peshku 87, Shefki Nimnanegu 81, dhe të tjerët të cilët ishin aktorë e disa tregimeve apo, ”kallximeve”, siç i quan autori ishin prezent në këtë mbrëmje kaqë të bukur.
Shumë prej tyre nuk jetojnë më, por autori në këto tregime i ka nxjerrurr nga harresa, për gjenerata të cilët do të vin pas nesh.

Ishte ky përurimi i dytë të cilën autori e bëri në Kala, një shembull pozitiv edhe për të gjithë ato të tjerët, të cilët duhen të mundohen që artin, në veçanti fjalën e shkruar ta qesin nga sallat, në hapsira publike, në Sheshe të Kalasë, në vendet nga ku edhe shumë ato e marrin inspirimin. Kështu ka qenë edhe në civilizimet të mëdha botërore, në Greqinë e vjetër dhe në Romë.
Më në fund, si pas mendimit tim modest, kjo vlenë edhe për organizatorët e “Panairit të librit” i cili nuk e ka vendin në Ranë, në mesin e “hamburgerave” dhe “shundit” i cili është prezent në Ranë gjatë sezonit turistik. Kultura e ka vendin brenda bedenave të Kalasë, në sheshe dhe në rrugica të ngushta, aty ku është burimi dhe shpirti i kulturës, traditës dhe trashëgimisë tonë 2500 vjeçare. Autori Gani Karamanaga këtë e ka kuptuar, dhe është sjellur me shkrime, por edhe me shpirt vendlindjes së tij Kalasë.

Libri “Në derën e oborit” është një përmledhje e tregimeve të “Kalalive” të cilat kanë ndodhur në Kala, gjatë një periudhe e cila i kujtohet autorit, por edhe të cilat autori i ka degjuar nga të parët tanë. Shumë nga këto personalitete të cilët ishin aktorët e këtyre ngjarjeve nuk jetojnë më, mirëpo, ato kanë lënë gjurmë të pashlyera në trashëgiminë tonë.

Ishte kjo një mbrëmje mirë e organizuar, e bukur, solemne në fillim të sezonit turistik, një ngjarje e cila duhet të jetë një shenj i mirë për një sezon të suksesshëm i cili gjithashtu do të na sjellë edhe më tepër ngjarje nga kultura. Për autorin dhe për librin e tij, folën, Hajro Ulqinaku, Ardita Rama, Gjek Gjonaj, Ana Zhivanoviq, Asllan Bisha, Zuvdija Hoxhiq dhe drejtori i Fondit i cili e ndihmoj botimin e librit, Safet Kurtagiqi.

Mbrëmjen e përcjellën edhe mediat të shkruara si edhe ata elektronike. Disa foto i kam bërë edhe unë. Ky shkrim modest i dedikur vllau tim Ganiut, është një dëshirë për shkrime edhe të tjera, pasi që Ganiu nuk lodhet kurrë. Më në fund mua më gëzon fakti se ai me shkrime të tilla, po i kthehet Kalasë, vendlindjes tonë, me shpirtë, me pen dhe me mend…

Nga Ismet Karamanaga