Art Club – Takim letrar për Radovan Zogoviqin – Ftesë

July 5, 2017   | Ngjarjet - Events

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë takim letrar kushtuar 110-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Radovan Zogoviq dhe përurimin e botimit të ri të veprës “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”, përkthyer nga Anton Nikë Berisha.

Takimi do të mbahet të shtunën, më 8 korrik 2017, në orën 20.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.