Tenis: Katana fitues i turneut Eminent Open 2017

July 11, 2017   | Sporti / Sport

Këtë  fundjavë  në klubin e tenisit Eminent nga Podgorica,  u mbajte turneu për grupmoshat deri në 10 vjet.

Tenisti 9 vjecar  nga Ulqini Skender Katana shpallet kampion i turneut, dhe kështu vazhdon rrugën kah kreu i tabelës për tenistë deri në 10 vjet..

Në gjysmëfinale fitoj kundër Stefan Djokovic  nga ( KT BAR ) me 4:0, 3:4, 10:3, kurse në finale pas rikthimit në të dy setet fitoj kundër  Marko Dragovic (KT EMINENT)  me rezultat  4:3, 4:3.

Në konkurencën e vajzave fituese doli Iva Lakic nga (KT EMINENT) , e cila në finale ishte më e  mirë nga Tara Rasovic nga ( KT NEC ) me rezultat 4:1, 4:1.

 

Klubi i tenisit Bellevue –  Ulqin