Gazetari Adroviq merret në pyetje në polici: Pyesin për burimin e informatave

July 12, 2017   | Shtypi / Mediji

Gazetari i “Vijestit” Samir Adroviq dhe Jelena Jovanoviq janë marrë në pyetje dje në polici për shkak të artikullit “Avokatët më të fuqishëm se policia, ndaluan arrestimin”, raporton portali Ul.info.

Siç shkruan “Vijesti”, me vendim të shefit të policisë së Ulqinit inspektorët kërkuan nga gazetarët që të zbulojnë se nga kush kanë mësuar që me 7 korrik në hapësirat e Prokurorisë themelore shtetërore në Ulqin skuadra e avokatëve ka ndaluar policinë që të arrestojë tre banorë të Tivarit të cilët paraprakisht janë dorëzuar në prokurori.

Adroviq tha se nuk ka çfarë t’i heq dhe as t’i shtojë artikullit të botuar.

Ai shtoi se pret nga Drejtoria e policisë që së shpejti të njoftojë arsyet e vërteta të marrjes në pyetje. “Në të kundërt, do të vlerësojë se ky është një blof i pakujdesshëm i cili duhet të nxjerrë përgjigje të përshtatshme për të shëruar egon e lënduar ose të ushqejë mërinë deri ndonjëherë tjetër”, tha Adroviq.