Radio Ulqini (s)kremton 30-vjetorin e themelimit !

Shkruan: Esat Mehmeti, redaktor i programit në gjuhën shqipe në Radio Ulqin

Radio Ulqini, para 30 vitesh ishte radio e vetme lokale në këtë mjedis, ku informimi bëhej edhe në gjuhën shqipe. Gjatë gjithë kësaj kohe, kanë ndryshuar shumë gjëra, kështu që, ne sot, në një farë mënyre mund të krenohemi me të që është arritur. Një falenderim të veçantë e meritoni Ju të nderur dëgjues, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe, Radio Ulqini ka pasur edhe kriza, por megjithatë, Ju i qendruat besnik, andaj edhe e meritoni që t’u falenderojmë përzemërsisht. Ju dëgjues të dashur, e meritoni këtë, sepse jeni shumë të mirë.

Radio Ulqini, punën e vet e ka filluar, më 13 korrik 1987. Themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Asokohe, me 6 orë program në ditë. Sot, Radio Ulqini emiton 16 orë program në ditë. Dëgjohemi në dy frekuenca, në Mozhur,në 102.6 MHz dhe në Pinjesh,në 91.3 MHz FM sterro.

Për mbarëvajtjen e punës në këtë medium informativ, kujdesen 10 të punësuar. Prej tyre 3 janë me përgatitje supëriore dhe 7 me përgatitje të mesme. Struktura e të punësuarve është jo e kënaqshme, kështu, në programin informativ punojnë vetëm 2 gazetarë, 1 në gj.shqipe dhe 1 në gj.sr.-mz. Edhe përkundër, mungesës së kuadrit të nevojshëm profesional (gazetarë), programi i Radio Ulqinit, në vehte përmbanë, pjesërisht program të pasur dhe cilësor.Radio Ulqini përcjell të gjitha ngjarjet-ndodhitë në Ulqin dhe më gjërë. Radio Ulqini është një medium, pak specifik, medium ku emiton programin në dy gjuhë (shqip dhe serbo-malaz.), kuptohet, relativisht, në proporcion me popullatën e këtij mjedisi. Radio Ulqini, relativisht me një përvojë 30-vjeçare, nga themelimi e këndej, falë zhvillimit teknologjik, ka qenë dhe është urë lidhjeje mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar.

Postulatet në të cilat Radio Ulqini ndërtoi sukseset e veta, janë që ky medium të jetë i hapur për të gjithë, duke realizuar programin e punës, përmës emisioneve të ndryshme si : emisione informative, emisione për shkencë, art, kulturë, arsim, letërsi, sport, emisione për të rinj, për fëmijë, emisioni për persona me t’meta ( hendikepuar ), kontakt emisione, emisione për turizëm, për fshat dhe atyre muzikore. Për informim të gjithanshëm, programin e pasuron edhe me informata të marra nga interneti. Me vemendje të posaçme përcjell aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjërë, si nga lëmia e ekonomisë, politikës, kultures, ashtu dhe aktivitete të tjera. Emisionet informative plotësohen me kumtesa e deklarata nga takimet e zyrtarëve dhe aktiviteti i partive politike dhe shoqatave, nga tryezat e rrumbullakta etj

Radio Televizioni i Ulqinit ( RTUL), vetëm në letër

Krahas mbarëvajtjës së programit, intenzivisht është punuar në vazhdimin e punimeve në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, në vitin 2009. Projekt që pjesërisht u realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurgjë më tepër ? ! …

I gjithë aktiviteti, projekti për hapjen e  TV Ulqinit ( RTUL), nuk është  përcjellur me ndonjë përmirësim të dukshëm nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjes lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTUL-it. Secila “garniturë” e qeverisjes vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shpresë, për një përmirësim të mundshëm ? !…Mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, ata janë të rezervuar dhe atë pak shpresë, na e kanë vrarë !.

                                   Radio Ulqini i vogël, por me probleme të mëdha

Sot, Radio Ulqini kremton 30-vjetorin e themelimit. RTUL-i, tani është në një gjendje të pavolitshme materiale-teknike si dhe kadrovike. Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare, çka dukshëm vështërson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar, se fillimviti i 2017-ës, edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, nisi me sëmundjen e vjetër dhe fitohet bindja se ilaçi për te, s’është gjetur akoma?!. Si pasojë e kësaj, themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyej obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështërsitë shoqërohen gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tëpër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion.

Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e saja më të errta në punën e deritanishme.

Si arsye kryesore janë vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohet sot Radio Ulqini. Borxhet janë të mëdha: Të ardhurat mujore, të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndermarrje të tjera.( janë 13 paga mujore pa u paguar ), duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara  në ( 5-6 vitet e fundit ), si dhe borxhet të tjerta; të radio-operatorit, elektrodistribucionit dhe pagesa të tjera të detyruara ende të pashlyera, ku çdo ditë e më shumë po rriten dhe sot, ato arrijnë shifra të majme. Duhet theksuar se; Radio Ulqini, jo vetëm se ka numërin më të vogët të të punësuarve, aty ku themeluese është vet Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe këtë, se ka dhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është përtrirë me kuadro të reja, nuk është punësur askush, që është më se e nevojshnme për mbarëvajtjen sa më të mirë të radios. Andaj, në këtë situatë të krijuar, ku të punësuarit në radio, me muaj të tëra nuk marrim mundin dhe  djersën tonë, pagën që na takon !!!.Atëherë, pa dëshirën tonë jemi të privuar nga e drejta për të qenë të lumtur si të tjerët !. Ky “rrisk”, na përcjell vite me radhë. Ka vite të tëra, që në heshtje presim e përcjellim festa e gazmende të ndryshme familjare pa “ kokrrën e lekut”, vetëm e vetëm me shpresën e mirë, se një ditë do të bëhet mirë !. Andaj, Ne, nuk kërkojmë lëmoshë, nuk kërkojmë hiç më tepër, por kërkojmë trajtim të barabartë si të tjerët. Kështu jemi të lënë pasdore dhe të pambeshtetur financiarisht. Çdo ditë e më shumë pesha e rëndë e barrës materiale rëndon mbi kurrizin tonë, e aq më tepër vështërsohet puna në radio. Kështu, që nga mengjesi, puna nis me lodhje. Kështu të “ gëzuar“ edhe këtë  vit  j u b i l a r, në këtë përvjetor, në  30-vjetorin e themelimit të Radio Ulqinit, po e kalojmë në heshtje, me pamundësinë minimale për të kremtuar, qofëtë edhe simbolike .!!! Jo me fajin tonë !… Jo që s’dijmë e s’duam, por jemi të privuar nga e drejta materiala. Andaj, mua s’me mbetet tjetër, por në shenj kujtim, në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se, Radio Ulqini dhe të punësuarit në këtë instituicion informativ, po përjeton dhe përballet me një krizë të thellë ekonomiko-materiale dhe dita-ditës kjo krizë sa vjen e thellohet. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e saja më të errta në punën e deritanishme.

Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja : vallë, si është e mundur që ; Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, dhe përvojë 30-vjeçare, me numër kaq të vogël të punësuarve, po ballafaqohen me probleme të mëdha ?!…Si është e mundur mos të vihet dorë në këtë institucion ?, kur dihet se pagat mujore për Radio Ulqin, janë të barazvlefshme me drekën, apo udhëtimet “zyrtare”, të ndonjë delegacioni të qeverisjes lokale, ku,ndoshta, shpeshherë edhe të panevojëshëm, në atë  masë, apo pagesa e disa zyrtarëve, të ciët janë anëtarë në disa komisione, e që s’kanë rezultare .! Këtu diçka çalon, nuk shkon,ashtu siç duhet ?! .Radio Ulqini, këtë se meriton ?. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë deri më tani.

Me siguri, kjo amulli, kjo  k a t r a h u r ë,  ndoshta edhe i shkon përshtati dikujt, që Radio Ulqini të fiket fare, të falimentojë !. Këtë, mendoj se e dëshirojnë, vetëm ata zhurmëxhinj që trumbetojnë në heshtje, të cilët pëngojnë dhe nuk japin zgjidhjen e duhur problemeve të akumuluara vite me radhë, vetëm e vetëm për oreksët e mëdha e interesat e tyre të ngushta. Nejse …

Por,edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit të vetë të punësuarve, Radio Ulqini, serish ka arrijtur të mbijetojë. Procesi i punës zhvillohet pothuaj normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara.

Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë. RTUL-i, kërkon ndihmë dhe përkrahje e duhur financiare. Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Këto ndryshime kërkojnë që radio të sfidojë deri të shumëllojshmëria e problemeve me të cilat ballafaqohet sot shoqëria jonë në përgjithësi. Andaj, nese, themeluesi e sheh nevojën e duhur e të përbashkët, duhet ta mbeshtes dhe të rri pas tij. Me një vullnet të mirë e angashim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL-i mund të jetojë .

1