Zekoviq: Për seancën dëgjimore të Adroviqit do të flasim në këshill

July 13, 2017   | Shtypi / Mediji

Anëtari i Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policies Aleksandar Sasha Zekoviq ka dorëzuar iniciativën këtij trupi që të marrë në shqyrtim thirrjen e gazetarëve të “Vijestit” Samir Adroviq dhe Jellena Jovanoviq në bisedë informative, raporton portali Ul.info.

“Propozoj që nga Qendra lokale e sigurisë të kërkojmë informacion të hollësishëm për motivet dhe arsyet e thirrjes së gazetarëve në bisedë për arsye të shkrimit që botuan, si dhe që në mënyrë më të detajore të shpjegojnë arsytueshmërinë e seancës dëgjimore”, shkruan në iniciativën e Zekoviqit e cila iu dërgua anëtarëve të tjerë të Këshillit.

Shoqata e gazetarëve professional të Malit të Zi ka vlerësuar dje si skandaloze marrjen në pyetje të gazetarëve Adroviq dhe Jovanoviq, si dhe thirrën në reagim urgjent ministrin e punëve të brendshme dhe kryeministrin.